Reciprociteti i Tramp dhe reciprociteti i Kosovës

E mërkurë, 03 June 2020 19:01

Nga Qemal SAKAJEVA

Paralelizmi mund të jetë ky:

SHBA u godit tmerrësisht keq nga “Virusi kinez”, siç e përcaktoi Tramp (mbi 100 000 të vdekur,  40 000 000 të papunë dhe në  recension ekonomik). Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) është bërë “kukull e Kinës”, tha ai, dhe e akuzoi për mostransparencë e dëmtim të SHBA.

Kosova mbetet nën goditjen e pandërprerë serbe, që e arrin duke pasur mbështetjen  ruse. Serbët e shpërblejnë duke ia bërë me dije edhe botës se ajo është “Majka Rusija” (Nëna Rusi).

Pas paralajmërimit ndaj OBSH, Presidenti Donald Tramp shkoi te vendimi i prerë: “Ne i bëmë me dije reformat që duhet të ndërtonte, por OBSH refuzoi të vepronte. Për këtë arsye ne sot i japim fund marrëdhënies sonë me OBSH...”, deklaroi ai.

Për moszbatim të reciprocitetit, pasoja për OBSH ishte e menjëhershme: 400 000 000 dollarë nuk do t’i ketë më nga SHBA, shtet kryesorë  themelues më 1948 dhe financuesi më i madh i përvitshëm, ndërsa Kina gjigande për numrin e popullsisë paguan 10 herë më pak se Amerika.

Për moszbatim të reciprocitetit, pasoja për Serbinë ishte e menjëhershme me vendosjen e taksës 100 përqind. Ajo nuk mund të përfitonte më rreth 500 000 000 euro në vit nga shitja e mallrave në shtetin që ende e mban me kushtetutë pjesë të saj.

Thuajse në kohën që Prishtina e hoqi taksën 100 për qind për mallrat serbe dhe vendosi reciprocitetin, edhe Uashingtoni i kërkoi OBSH që t’i përgjigjej SHBA në mënyrë të ndërsjellë, duke ndërmarrë reformat e duhura dhe të bënte transparencë.

OBSH nuk është shtet, por si organizatë botërore me 194 vende anëtare, është një “shumështet”, por  nuk e sfidon dot SHBA si financuesja më e madh ndër të gjithë.

Serbia është shtet, por për nga madhësia është gjithashtu e vogël, dhe nuk mund ta sfidojë Kosovën e pavarur me zhbërje apo me ndarje.

Në këtë botë, kudo dhe për gjithçka, që nga shtetet, qeveritë, kompanitë, fiset, familjet dhe individët, funksionojnë si “enët komunikuese të Toriçelit” - mbi bazën e reciprocitetit në barazi. Reciprociteti nuk është tregti e përditshme e fuqisë dhe pasurisë, por sjellje universale e gjithëkohëshme. Edhe në marrëdhëniet brenda familjes, burrë - grua, vëllezër-motra, prind-fëmijë , asgjë nuk rri në këmbë pa reciprocitet: secili është i detyruar të kryej atë që secili bën në ndërsjellësi.

Vuajtjet, dëmet dhe vështirësitë e krijuara nga Serbia  ndaj Kosovës janë të pafundme. Megjithëkëtë, Beogradi deklarohet pandërprerë se nuk do ta njohë kurrë Kosovën, dhe kryen çdo ditë e çdo gjë për ta tkurrur njohjen botërore të saj. Prandaj në parimin e reciprocitetit duhet të përfshihet edhe pranimi i krimeve e kërkimi i faljes nga Serbia, si kusht i Kosovës për normalizim.

Pa u reformuar politika serbe në raport me realitetin në Kosovë, asgjë nuk mund të qëndrojë në mënyrë solide në marrëdhëniet mes tyre, siç mes SHBA - OBSH. I vetmi ndryshim është ky: nëse OBSH-së i kërkohet të bëjë edhe transparencë, Serbia ka qenë e është transparente: nuk e njeh pavarësinë dhe kërkon ndarjen e Kosovës. Këtë po e thotë edhe më me fuqi nga sa e ka shqiptuar  vite më parë. Fatkeqësisht, Serbia ka gjetur zyrtarë dhe disa shtete anëtare të BE, të cilët i kanë vënë perde krimeve të luftës serbe dhe po e pengojnë Kosovën në të drejtën e vet. Reciprociteti nuk mund të shmanget: Serbia është republikë, por edhe Kosova republikë është; Serbia është shtet sovran, por edhe Kosova shtet sovran është; Serbia kërkon të futet në Kosovë si në krahinë serbe, por s’mund të lejohet ta bëjë këtë sepse atje nuk është Serbi. Çdo qeveri në Kosovë do të rrëzohet nëse nuk do t’i përmbahet reciprocitetit, që tashmë është shndërruar në “vijë të kuqe” që vëzhgohet nga populli.

Çfarë bisedimesh do të mund të jenë të pritshmet, nëse në tavolinë  nuk janë të barabartë të dy shtetet?! Pa këtë reciprocitet bazik, të pranuar e të respektuar nga të dyja palët, dhe të garantuar nga ndërmjetësit Richard Grenell i SHBA dhe Miroslav Lajçak i BE, s’mund të ketë bisedime të frytshme, s’mund të shkohet në marrëveshje të vlefshme, s’mund të arrihet normalizimi që mëtohet.

Kosova bëri ndaj Serbisë më parë atë  që po bën SHBA ndaj OBSH më pas. Por gjëja më e padrejtë ka qenë reagimi nga Grenell dhe Lajçak, duke e quajtur reciprocitetin si masë  të njëanshme të Kosovës?! Serbia arrogante jo vetëm që nuk pranon reciprocitet, por Kosovën e cilëson shtet të rrejshëm dhe kërkon porta të shqyera në kufijtë e saj.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...