Prof. Dr. Aurel Plasari:Luigi Soreca mendon se këtu ka budallenj, se jemi popull që nuk dimë histori

Hënë, 08 June 2020 11:56

 

Prof. Dr. Aurel Plasari, studiues

Luigi Soreca paguhet si një eurokrat. Kujtojnë që këtu kanë gjetur një popull që nuk di histori, që nuk i di fjalimet e Musolinit, në të cilat tezat janë shumë të ngjashme me tezat e këtyre. Janë shumë të ngjashme!

Prof. Dr. Aurel Plasari në intervistë me Adi Krastën në emisionin A- SHOW një vit më parë, thotë se ambasadori i BE-së Luigji Soreca me qëndrimin e tij të njëanshëm politik, jo në mbrojtje të standardeve të demokracisë, mendon se këtu në Shqipëri ka budallenj, që nuk kuptojnë histori, por ligjëratat e tyre u ngjajnë fjalimeve të Musolinit. Ndërsa teoria e ndryshimit të kufijve, thotë Prof. Plasar, është bërë nga një fondacion privat, që i ngjan Kushtetutës së Hitlerit.

Aurel, sot ka një tendencë. Ti bën propagandë, nuk jep llogaridhënie dhe pastaj…

Thuaje më shqip: Ofrohet që do jetë shërbëtori im.

Dhe nuk është shërbëtori yt…

Dhe shërbëtori tani më thotë: “Rri urtë ti, se unë të shemb këto ndërtesa që e di unë!” S’ka, asnjë koncept demokratik nuk ekziston këtu.

Vetëm se partia e tij, militantët e partisë së tij, njerëzit që punojnë me të, thonë që ju jeni të çmendur e se nuk e kuptoni që nuk e meriton populli shqiptar këtë nivel të lartë që ka Rilindja dhe përfaqësuesit e saj.

Të presim pas 100 vjetësh, kur të krijohet një popull që e meriton dhe atëherë mundet. Mund të jetë një gjeni, që nuk është, për këtë kohë. Një heroi i kohëve që do vijë, unë nuk e kam dëgjuar këtë arsyetim, por mundet. Të presim kur të vijë koha që ky popull të jetë i gatshëm për të dhe të qeveriset prej një ‘shërbëtori’ të tillë.

Për marrëdhënien e kryeministrit me ministra që dihen se janë hajdutë ose, për shembull, për veprime koncesionesh shumë spektakolare, kanabizimi që doli jashtë kontrollit… Në mbrojtje të tij thonë këtë koncept: Që këtyre iu duhet të bëjnë disa marrëveshje të turpshme në interes të zhvillimit të vendit!

Kjo është krejt logjika që të thashë unë, e neofashizmit. Këtë logjikë e ndjej tek të paktën dy ministra të tij siç e ndjej edhe tek ndonjë ndërkombëtar i rëndësishëm. P.sh., kur propagandojnë me të tepërt, që nuk është në interes të demokracisë, vijimi i vazhdueshëm i protestave, dhuna etj… Këta duan t’i bëjnë njerëzit budallenj. P.sh., Luigi Soreca mendon se këtu ka budallenj. Ky ka dalë nga llagëmet e Ministrisë së Punëve të Brendshme të Italisë dhe mendon që këtu ka të bëjë me një popull si ata gangsterët dhe mafia e Italisë që nuk kanë lexuar dhe nuk kuptojnë. Dhe nuk u thotë njerëzve të vërtetën që demokracia është arritur edhe falë ndeshjeve të mëdha publike nëpër rrugë, edhe falë kryengritjeve. Vetë demokracia është rrjedhojë e këtyre ndeshjeve, kryesisht nga e majta. P.sh., 8-orëshi i punës, ndalimi i punës së fëmijëve, pushimet, të drejtat e grave, e drejta e grave për votë etj. Janë arritur duke përgjakur rrugët. Ku e kanë mësuar këta këtë demokraci që u arritka në mënyrë paqësore? Po BE-ja që propagandojnë ata, Evropa e sotme..

Parisi…

Ku është ngritur, ku është ngritur? Është ngritur mbi gërmadhat e Luftës së Dytë, të një konflikti katastrofik, me miliona janë martirizuar njerëz për të arritur këtë, që Luigi Soreca të paguhet si një eurokrat. Kështu është arritur. Këta propagandojnë të kundërtën, se kujtojnë që këtu kanë gjetur një popull që nuk di histori, që nuk di fjalimet e Musolinit, në të cilat tezat janë shumë të ngjashme me tezat e këtyre. Janë shumë të ngjashme! Për hir të paqes kombëtare, për hir të kësaj e asaj…

Zhvillimit…

Vetëm demokraci nuk zuri në gojë Musolini, se kishte demokraci plurokrate, madje të madhe, ishte një demokraci e llojit të vet. Këto janë shenjitë e tezave neofashiste që përhapen në Shqipëri nga ndonjë ndërkombëtar i rëndësishëm, por edhe nga ministra të ‘kryeshërbëtorit’. Dhe, unë do u rekomandoja të lexojnë një nga librat më të rëndësishëm, zakonisht thuhet best seller – ai i tillë është, po nuk nisem nga fakti se është best seller, “The liberal fascism”, që trajton se si, (kapitulli më i rëndësishëm, 60 faqe, fashizmi musolinian u prodhua nga e majta, nazizmi hitlerian u prodhua po nga e majta) E djathta nuk e donte, dikur u detyrua të bashkëpunonte, aristokracia ushtarake, bankat e mëdha etj., etj., dhe deri në ditët tona ku tregon se ç’përfaqësojnë forca të tilla, të dyshimta dhe potenciale me rrezik për demokracinë, si p.sh., aleanca politike Obama dhe Hillary Clinton. Këtë libër, kush mundet, bën mirë ta lexojë, “Fashizmi liberal”, “Le liberal fascism”.

Për t’u përkthyer nuk diskutohet, se ja mund t’ua përktheja unë, po kush do ta botonte në Shqipëri?! Ja më thuaj ti një botues, të them unë – jo, se janë këto lidhje…

Sepse edhe botuesit janë të ngjashëm me ndërtuesit dhe të tjerët, kanë interesat, lidhjet, pra këtu kemi arritur. Një libër të tillë unë kam 3-4 vjet që e rekomandoj edhe në “Facebook”, lexojeni, e gjeni edhe në gjuhë të tjera në të cilat është përkthyer. Të kuptoni se si në sistemet pseudo liberale, kinse demokratike, lind një lloj fashizmi i ri, pikërisht me këto lloj tezash, ku përfshihen edhe lëvizjet e gjelbra, madje përfshihen gjithë marrëdhëniet me historinë, monumentet e kulturës, me traditën etj., etj.

Si e sheh ti sot raportin midis një shqiptari të Shqipërisë dhe një shqiptari të Kosovës? Jo personalisht, po…

Unë e shoh si një raport normal. Kosova ka kaluar 100 vjet jetë në një sistem tjetër, regjim tjetër. Janë presuar, janë formuar edhe disa karakteristika të tjera që lidhen, si me jetën brenda atij formacioni të madh, po edhe me situata të tjera krejt të ndryshme nga situata e shqiptarëve të Shqipërisë. Po marrim shembull, mundësinë e lëvizjes, daljen nëpër ato vende ku ne po shkojmë tani vonë. Dhe që të ekzistojnë ndryshime të tilla unë nuk shoh asgjë të keqe, nuk e shoh shqetësuese, madje ndonjëherë ka fenomene që të ngjallin kërshëri e që përbëjnë një pasuri, siç është gjuha e rrymave bashkëkohore të këngëve ekstravagante, e cila nuk është se kosovarët nuk e flasin dot standardin, po është një gjuhë e përshtatur në atë mënyrë; jo për rrep apo për pop, ky, që është një fenomen shumë interesant dhe kur nganjëherë dëgjojmë të diskutojnë që më shumë këta të rinjtë pëlqejnë dhe po vënë në emisione apo lokale nga kjo lloj muzike…

Se sa..

Po se përbën një fenomen të veçantë…Fenomen të ri.

Patjetër. Pëlqehet shumë në Shqipëri në fakt. Ashtu është.

Po ashtu edhe në letërsi. Unë për vete i shijoj ata autorë të mirë të Kosovës që respektojnë standardin, kanë dhe nuanca dhe vlera që ti e dallon menjëherë që janë… Në këtë kuptim, në art dhe në kulturë etj., etj., këto janë një pasuri e madhe. Çështjet politike pastaj janë çështje që nuk varen nga qeveritë e të dy vendeve, as nga drejtuesit e lartë, as presidentët e të dy vendeve, janë, si e the ti, ekziston ajo skakiera…

Strategjia.

prej asaj. Historia e fundit që ka shqetësuar edhe Shqipërinë, edhe njerëzit në Shqipëri, historia e korrigjimit të kufijve, ishte një lloj çlirimi që ishte shpikje e një fondacioni privat, i cili ka prodhuar edhe reformën, që e kam parashikuar që do t’i ngjajë reformës së ndërhyrjes në Kushtetutë të Adolf Hitlerit dhe do shkojë në favor të një akaparimi politik në favor të drejtësisë dhe jo të një drejtësie të pavarur. E kam shkruar në 2016-n. Dhe që t’i biem shkurt, të një qeverie që është prodhuar nga një fondacion privat. Pa u çliruar nga kjo, nuk do mund t’i afrohemi as edhe ndonjë vendi tjetër të ish-Evropës lindore, të cilët janë të çliruar nga ajo dara e madhe e atij fondacioni që arriti deri sa t’u prodhonte qeveritë pa qenë i regjistruar si parti, por duke u kamufluar nën një parti të majtë.

“Liberal Fascism”…

“Liberal Fascism”!

Do të duhet ta…

Nuk e kam shkruar unë…mund të jap dhe tituj të tjerë po do i rëndojmë… Se do thonë të lexojmë njëherë këtë.

Do kishte qenë shumë. Japim një titull njëherë, “Liberal Fascism”.

Këtë që të kuptojnë ç’ka ndodhur, si lindnin fashizmat dikur, edhe format elegante, në të cilat lindin në ditët tona, deri në kohën që ne jetojmë. Madje edhe pa u bërë ngjarje.

Historia e fundit që ka shqetësuar edhe Shqipërinë, edhe njerëzit në Shqipëri, historia e korrigjimit të kufijve, ishte një lloj çlirimi që ishte shpikje e një fondacioni privat, i cili ka prodhuar edhe reformën, që e kam parashikuar që do t’i ngjajë reformës së ndërhyrjes në Kushtetutë të Adolf Hitlerit

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...