Bastuni i Isës dhe bastuni i Hotit

Tuesday, 09 June 2020 15:54

Nga Qemal SAKAJEVA

Marko Gjuriç nuk është vetëm drejtor. Së pari është radikal. Edhe agresiv, në funksion të karrierës politike, që e synon nëpërmjet suksesit si drejtues i Zyrës për Kosovën në qeverinë e Serbisë.

Dy ditë pasi qeveria e Kosovës u fut nëpër zyra me 61 vota (60 + 1), Gjuriç lëshoi një bombë kundër koalicionit LDK-AAK-NISMA, dhe Hotit në krye: “qeveria varet nga mbështetja “ e Lisës Serbe, tha ai. Ata të koalicionit mund t’i kthehen me “ç’na the?!”, domethënë se ata e dinë këtë. Por Gjuriç thjesht bëri zëdhënësin e presidentit Aleksandar Vuçiç, që, siç dihet, Listën Serbe e ka nëpër duar si plastelinë politike.

Qeveria e Kosovës u krijua me drithërimë - në saj vetëm të 1 vote - votës së famshme të deputetit Haxhi Shala. Sipas shtypit, ai u përpunua në shtëpinë e tij nga dy mysafirë të pasmesnatës - Hashim Thaçi e Ramush Haradinaj - që, po sipas shtypit, Haxhiu u paska pasë thënë, “unë votë për Hotin nuk kam, por votë për ju të dyve kam”. Presidenti Thaçi e peshkoi votën magjike në të tjera ujëra - jo te PDK - që të duket se pazare nuk bën as as me të vetët.

Vota e Shalës pati vlerë vetëm për të mos dështuar  votimi për krijimin e qeverisë.

Kurse garancia qeverisëse nuk është LDK. AAK e NISMA jo e jo. As të tria të marra së bashku. Qeveria Hoti vazhdon - ose bie - prej 10 deputetëve të Listës Serbe. E pra, çfarë gënjeu Marko Gjuriç me ato që tha?! Lista Serbe me 10 deputetë ka marrë postin e zëvendëskryeministrit, ministrit  të Pushtetit Lokal, ministrit për Komunite e Kthim, zëvendësdrejtorit të AKI (Agjencia Kombëtare e Inteligjencës), zëvendëskomandantit të FSK, zëvendësambasadorit të Kosovës në SHBA etj. Ata të koalicionit mund të mendojnë se këto janë tjegulla në çatinë qeverisëse, jo themele. Mirëpo për një qeveri të varur nga një urdhër i vetëm në Beograd do të thotë se, kur çatia bie papritur, e  zë poshtë LDK-në  me gjithë aleatë, përveç Listës. Ajo është fuqizuar shumë me pushtet, sipas protokollit dhe të nënkuptuar. 10 deputetët e Listës kanë fuqi  rrëzuese të qeverisë  Hoti aq saç pati LDK me gjysmën e kabinetit për rrëzimin e qeverisë Kurti! Për këtë arsye delegacioni i Kosovës do të shkojë i intimiduar në bisedime me Serbinë, me frikën e rrëzimit të qeverisë për çdo rast.

Edhe në rrethanat më të pafavorshme për subjektet politike të minoritetit serb, serbët është mirë të jenë pjesë e qeverisjes në Kosovë. Por se si, partitë shqiptare s’ka nevojë për shembuj të kërkuar andej-këndej. Le të hedhin një vështrim përtej gardhit, në Maqedoni, ku ka aq shumë shqiptarë, jo sa pak serbë gjenden në Kosovë. Kur ka ndodhur që qeverisjen e Maqedonisë, partitë maqedonase ta lënë në dorë të një partie të vogël shqiptare?! Zyrtarë të BE edhe mund ta lavdërojnë si emancipim demokratik. Në të vërtetë është dorëzim. Brukseli nuk gjen dot as një shembull të vockël t’ia përqasë. Lista Serbe nuk ndjehet e ngopur me ato që ka marrë në kabinetin Hoti, sepse s’ngopet Beogradi. Për raste si ky, në Kosovë tregohet kjo rrëfenjë: Një mysafir nisi të hajë unshëm në sofrën e mbushur në shtëpinë e ftuesit. Si i pangopur dhe pa skrupuj që ishte,  i tha të zotit të shtëpisë:  “Për këto që po ha dhe ato që do të marr me vete...” Çfarë do t’i japë Beogradit kabineti Hoti gjatë bisedimeve, që të mos i ikin të dyja  -  e para Lista, pas saj qeveria?

Brezi i sotëm i moshuar e mban mend portretin e paharrueshëm të Moshe Dajan, ministrit të mbrojtjes të Izrealit,  që kishte humbur syrin e majtë  në luftë. Atë gropë e fshihte aspak bukur - madje duhet thënë shëmtuar - me një copë rrumbullake të zezë lidhur me dy toja rreth kreje. Po Izraeli është fuqi e madhe në vogëlsinë e vet dhe ministri i rëndësishëm nuk ia cenonte dot imazhin edhe asisoj. Kryetari i LDK Isa Mustafa,  që nuk ecën pa bastun për shkak të një problemi shëndetësor, veproi me mençuri duke mos u ulur në kolltukun e kryeministrit, për ndryshe do ta dëmtonte keq imazhin e Kosovës         (Kosova s’është Izraeli). Por Isa Mustafa e dëmtoi thellë përmbajtjen qeverisëse të vendit  dhe imazhin politik të Kosovës, sepse  - si  kryetari Isa Mustafa, si kryeministri Hoti - nuk qëndrojnë dot në këmbë pa bastun. Kryetari Isa me bastun druri deri diku ka siguri, kryeministri Hoti me bastun serb hiç.

Hotit iu dridh bastuni qysh në mbledhjen e dytë: zëvendëskryeministri dhe dy ministra të Listës Serbe votuan kundër programit të qeverisë. Kudo në Ballkan e kuptojnë çdo të thotë “t’ia këpusësh maçkut kokën që natën e parë”.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...