Kryeministri Rama del hapur kundër Marrëveshjes me opozitën reale

Tuesday, 16 June 2020 10:35

Projekti për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore dihet se është një ide rilindase dhe jo kërkesë e deputetëve “opozitarë”. Ata që kanë firmosur zyrtarisht kërkesën për ndryshimet kushtetuese, po keqpërdoren për herë të fundit nga Partia Socialiste. Një pjesë e tyre janë tërhequr nga kërkesat e çuditshme dhe e pranojnë se propozimi për ndryshime kushtetuese është i gabuar. Të tjerët që flasin në media dhe mbrojnë këtë “projekt” kuptohet se nuk kanë lidhje me këtë çështje, pasi nuk dinë as çfarë dokumenti kanë firmosur. Në këtë histori, problemi qëndron në faktin se Edi Rama nuk po e fsheh më që është ai ideatori i kësaj skeme dhe njeriu që do të shkatërrojë marrëveshjen politike me opozitën reale. Dje, mbështetësit e tij dhanë prova bindëse se qëndrojnë pas kërkesës dhe do t’a paraqesin atë me çdo kusht në Parlament për votim. Andor Shameti, një prurje e re e rilindjes, me urdhër partie ka marrë detyrën të bëjë avokatin e ndalimit të koalicioneve parazgjedhore. Paradite vendosi firmën në dokument për të kompensuar largimin e dy deputetëve të Ballit Kombëtar, por në drekë u tërhoq duke thënë se do ta mbështesë vetëm me votë. Lefter Koka, ish-zyrtari i PS dhe më pas i LSI, që nuk pranoi të digjte mandatin e deputetëve kur LSI doli nga Kuvendi, dje u shfaq në krah të atyre që janë kundër koalicioneve dhe kërkojnë prag 5% për partitë e vogla. Reme Lala, ish-deputetja e PDIU në Dibër, që tashmë është pjesë e PS firmosi dokumentin për ndalimin e koalicioneve parazgjedhore, për të zëvendësuar ata që e kanë hequr dorë nga nisma.

Ajo që i bashkon këta emra nuk është mbështetja e dokumentit, por fakti se të gjithë janë votues të çdo ligji, nisme dhe projekti të PS-së në parlament. Gjithashtu dihet dhe afrimiteti që kanë me kryeministrin Edi Rama dhe drejtuesit e Partisë Socialiste. Nëse një deputet i PS-së dhe deputetë të tjerë që votojnë çdo ligj të qeverisë janë pro kësaj nisme, atëherë nisma nuk është e “opozitës”, qoftë kjo dhe opozitë false siç është në Kuvend, por direkt e Edi Ramës. Kaq hapur kundër një marrëveshje politike të firmosur nuk ka dalë asnjë politikan tjetër. Ishte Edi Rama ai që e përshëndeti marrëveshjen duke e quajtur të rëndësishme dhe sot po e saboton ende pa shkuar në Parlament.

Është jo normale dhe gati tallëse strategjia që po ndjek kryeministri për të rrëzuar paktin e arritur në rezidencën e Ambasadës Amerikane. Në të njëjtën ditë që Damian Gjiknuri, si përfaqësues i PS, takohet me opozitën reale dhe diskuton për zbatimin e marrëveshjes në Këshillin Politik, po në të njëjtën ditë, të deleguarit e Edi Ramës, firmosin kërkesën për ndryshime Kushtetuese që rrëzon marrëveshjen. Ndërsa Damian Gjiknuri deklaron se ndryshimet e Kodit Zgjedhor, sipas marrëveshjes me PD dhe LSI janë gati për në Kuvend, deputeti rilindas Shameti dhe të tjerë bën “shamatë” dhe thotë se do votojmë kërkesën e Ralf Gjonit dhe Kujtim Gjuzit. Edi Rama mund të tallet me deputetët, ministrat dhe deputetët e “opozitës” që mori nga rruga, por nuk mund të tallet me ata që dolën garantë të marrëveshjes. Një pakt që u firmos në tokën amerikane nuk mund të rrëzohet me kulia ferrash në Parlamentin ilegjitim. Marrëveshja mes PS-së dhe përfaqësuesve të PD dhe LSI u arrit pas ndërhyrjes së ndërkombëtarëve dhe me kushtin e shkruar se nuk do të ndryshojë gjatë rrugës. Parlamenti në këtë rast ka vetëm rolin e noterit që do ta legalizojë për të hyrë në fuqi, por nuk mund të shtojë dhe heq aty asgjë tjetër. Me emrat e firmëtarëve të fundit që u shfaqën dje, Edi Rama hoqi dorë nga prapaskena dhe doli hapur kundër paktit që firmosi vet. Në këtë rast nuk ka rëndësi çfarë do ndodhë në Parlament me deputetët që janë kukulla në urdhrat e tij. Kryeministri nuk ka shkelur vetëm paktin me opozitën reale, por ka shkelur dhe paktin me ndërkombëtarët. Nëse nuk mban premtimin për paktin dhe hyn në betejën me dy fronte, nga njëra anë reagimi i përligjur i opozitës reale dhe nga ana tjetër ndërkombëtarët, kryeministri duhet të llogarisë një fund jo të mirë për karrierën e tij 22 vjeçare.

Ylli Rakipi në një prononcim dje tha se kryeministri me ca palaço si këta deputetët e opozitës që janë të pagdhendur dhe sahanlëpirës të Ramës po luan për të ndryshuar Kushtetutën, kjo nuk duhet lejuar. E frikëson në palcë koalicioni PD-LSI, ndaj Edi Rama po tenton të zhbëjë Marrëveshjen e firmosur.

Ndërkohë Edi Paloka paralajmëroi dje se nëse Rama nuk e miraton Marrëveshjen atëhere reagimi opozitar do jetë fatal për Rilindjen./M.Xhani/

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...