Ligji për 4 rajonet, ish-ministri ngre 7 pyetje për ligjin që kaloi Kuvendi: A po bëhet për qëllime elektorale?

E Enjte, 13 August 2020 13:40

 

Ish-ministri i Transporteve, Edmond Haxhinasto, ka bërë një reagim për ligjin “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”.Haxhinasto

Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Haxhinasto ngre disa çështje dhe pikëpyetje që janë të errëta në lidhje me këtë ligj për momentin. Në 7 pyetjet e tij, ishministri ndalet në disa çështje të rëndësishme, që kanë të bëjnë me mungesën e dialogut dhe konsultimit të kësaj nisme ligjore dhe me opozitën, me qëllim që kur kjo e fundit të vijë në pushtet, të mos e rrëzojë dhe të nisë nga e para punën për një ligj, në një fushë ku kërkesat e Bashkimit Europian janë shumë strikte.
Haxhinasto thotë se ligji ka disa vite që qëndron në sirtarët e Kryeministrisë dhe futja në fuqi në një moment të tillë, në fund të mandatit, lë vend për dyshime. Për ish-ministrin Haxhinasto, ky ligj që ka miratuar Kuvendi më 29 korrik, për më tepër duhet marrë me rezerva nëse do të kemi parasysh kostot që ka krijuar për buxhetin e shtetit reforma administrative. Sipas tij, përkundër qëllimit për t’i ulur shpenzimet, reforma administrative i ka shtuar një barrë prej 90 milionë eurosh buxhetit.kuvendi sot

Në fund Edmond Haxhinasto ngre edhe një pyetje, nëse një ligj i tillë kalon në vitin e fundit të mandatit me qëllime të pastra elektorale dhe që pushtetarët në Tiranë të marrin në dorë edhe pushtetin lokal.

EDMOND HAXHINASTO

Para pak ditësh, Kuvendi miratoi ligjin “Për zhvillimin rajonal dhe kohezionin”. Një ligj që, në dijeninë time, ka mbi 4 vjet që endet sirtarëve të qeverisë dhe Kuvendit. Nga sa pretendohet, ligji duket shumë ambicioz: të përcaktojë kuadrin institucional dhe instrumentet për zhvillimin e koordinuar të rajoneve. Por, nga një lexim i shpejtë, m’u desh të shtroj një sërë pyetjesh që e venitën edhe ndonjë qëllim racional që hartuesit mund të kenë pasur:

1. A është koha të bëhet një reformë e tillë në fund të mandatit të dytë të një maxhorance, kur i ka ardhur koha për të ikur? Pse është vonuar kaq shumë ky ligj, i detyrueshëm për bashkëpunimin ndërkufitar me rajonet e vendeve anëtare të BE-së, që i kemi kufitare, si Greqia dhe Italia?

2. A duhen bërë reforma të tilla me konsensus bipartizan, siç u takon gjithë reformave afatgjata, të rëndësishme edhe për integrimin e vendit, me qëllim që maxhoranca e ardhshme të mos e kundërshtojë apo abrogojë, duke sjellë konfuzion institucional e humbje të mëdha energjish e financash? Dhe reformat të kenë fatin e kështjellave prej rëre përpara dallgëve…

3. A ka një vlerësim dhe bilanc për reformën territoriale të bërë në mandatin e parë të kësaj maxhorance, e cila pretendoi të ishte ambicioze për të ulur kostot (deri në 80 milionë euro në vit), për të rritur efikasitetin e investimeve dhe cilësinë e shërbimeve ndaj qytetarëve? Ndërkohë që kostot janë rritur me 90 milionë euro shtesë në vit dhe qytetarët e bizneset i shohin gjithnjë e më larg shërbimet e pushtetit vendor? A mundet që mbi themelet e një reforme të tillë të dështuar të ngrihet një reformë tjetër?

4. A është qëllimi kryesor i këtij ligji koncentrimi në një dorë i politikave dhe i investimeve të të gjithë njësive të pushtetit vendor, duke cenuar rëndë pavarësinë e tij, të detyrueshme nga Karta Europiane e Autoriteteve vendore dhe nga Kushtetuta?

5. A është Fondi Shqiptar i Zhvillimit, i konceptuar për të ndërtuar rrugë dhe ujësjellës fshatrash, autoriteti i duhur menaxhues për zbatimin konkret të gjithë kësaj reforme, të strategjive, politika dhe investimeve?

6. Përse nuk sanksionohet në ligj struktura e institucioneve kryesore, por kjo lihet në vullnetet e qeverisë, pra, të maxhorancës së momentit? Po ndarja rajonale, përse nuk vendoset në ligj? Apo ndarja rajonale duhet t’u shërbejë qëllimeve elektorale të momentit?

7. Dhe, së fundmi, kur do të ndalojë bërja e ligjeve për interesat e ditës së maxhorancës, pa asnjë konsideratë për shtetin e ligjin, qëndrueshmërinë e institucioneve, detyrimet e integrimit, kostot dhe mbi të gjitha asaj çka u shërben më mirë qytetarëve?

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...