Andi Bushati:As me të tallur PS nuk mund ta propozonte këtë “hapje listash”

Hënë, 21 September 2020 15:54

 

Nga Andi Bushati-

Propozimi i PS-së për të hapur listat 100% është barazvlefshëm me mashtrimet më të mëdha që Edi Rama ka bërë qysh prej kurse gjendet në politikë. Ai mund të krahasohet me thirrjen që në PS të lulëzojnë fraksionet, të cilën e shndërroi pastaj në një parti ku për kryetarin nuk bëhen më as zgjedhje.

Ai mund të barabitet me përbetimet se kushtetuta nuk mund të ndryshohet më si në prillin e 2008-ës, që u bënë nul në këtë 30 korrik. Në listën e gjatë me titull : “E hëngrët edhe këtë herë”, kjo lëvizje mund të qëndrojë denjësisht përkrah nismave për rishikimin e koncesioneve të oligarkëve të Saliut, zhdukjen e kanabisit duke sulmuar Lazaratin, moratorium dhe zero ndërtime në Tiranë, ndalimin e importit të plehrave apo mbylljen e kazinove.

Sepse në thelb, ajo përbën një tallje të madhe. Le ta shohim përse.

Socialistët vërtet depozituan në Këshillin Politik amendamentet e titulluara “për hapjen 100% të listave”, por falë tyre, në 25 prill, mund të rezultojë që të kemi një parlament ku asnjë prej deputetëve të mos jetë zgjedhur nga vota popullore, por të gjithë të jenë ata që kanë qenë të parët në preferencat e kryetarëve. Pra në një rast teorik, mund të ndodhë që në një qark si Kukësi, dikush që ka marrë 14 mijë vota të mbetet jashtë dhe dikush tjetër që ka marrë vetëm dhjetë të futet në parlament sepse shefi e ka vënë ndër të parët në listë.

E gjitha kjo mund të ndodhë sepse në mendësinë e rilindasve, zgjedhësit mund të entuziazmohen e të vënë një plus mbi x apo y që gjykojnë se janë të denjë për deputetë, por nëse këtë politikan të pëlqyer nga qytetarët kryetari e ka vendosur në një vend jo fitues në listë, ai duhet të marrë më shumë vota se mesatarja e partisë, për ta ndryshuar fatin e tij. Pra në një zonë ekektorale si Shkodra, nëse Jozefina Topalli apo Ditmir Bushati (emrat janë të përzgjedhur rastësisht) merrnin personalisht mbi 10 mijë vota, ata nuk do të bëheshin deputetë nëse Basha dhe Rama nuk do ti kishin qejf.

Ky pra është versioni i listave të hapura që propozon PS-ja.

Ai është tjejet idiotesk për tu marrë seriozisht si ndryshim dhe aq më shumë diskreditues nëse ke parasysh fushatën që i parapriu për ti dhënë vlerë votës së qytetarëve dhe për të respektuar atë që kërkon shumica e shqiptarëve.

Në këtë kuptim edhe idhtarët e listave të hapura që po e kundërshtojnë atë sa për të larë gojën, nuk bëjnë asgjë më tepër sesa vetëdiskreditohen në sytë e publikut.

Sepse kjo është një shaka e rëndë, të cilën nuk mund ta tolerojnë edhe ata që thonë se rilindja nuk e ka seriozisht. Edhe për ata që besojnë se ky nuk është versioni përfundimtar, por Rama po e bën këtë për të tërhequr vëmendjen, për ti’a mbivendosur zhurmës për ndryshimet kushtetuese dhe ndalimin e koalicioneve, kjo duhet të përbëjë një vijë të kuqe, të pakapërcyeshme.

Sepse edhe sikur me shaka ti ketë depozituar PS këto propozime edhe kaq mjafton që kjo të jetë shumë e rëndë. Pasi është një tallje e padëgjuar që të bësh fushatë se po i’a lë në dorë popullit të zgjedhë deputetët dhe pastaj në parlament të mos përfundojë asnjë që është votuar nga zgjedhësit. Lapsi.al

Modifikuar më Hënë, 21 September 2020 18:41
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...