‘Nuk merrem me socialistë dhe komunistë’/ Bannon përgjigjet nëse është kontaktuar nga Edi Rama

Hënë, 12 October 2020 22:41

 

Steve Bannon, ish-këshilltari i presidentit amerikan, Donald Trump, komentoi për Çim Pekën edhe mundësinë që ai të jetë kontaktuar nga kryeministri shqiptar, Edi Rama. Indirekt, Bannon tha se nuk merret me socialistë dhe komuniste.

Çim Peka: Z. Bannon, kam mësuar se kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka tentuar të ju kontaktojë disa herë, jo njëherë, të kontaktojë personalisht me ju nëpërmjet lobuesve në Uashington. E pohoni dhe nëse po, çfarë ka dalë nga kontaktet.

Steve Bannon: Së pari unë nuk flas kurrë se kush mundohet të më kontaktojë mua, por dua të them se shumica e liderëve politikë nëpër botë përpiqen të më kontaktojnë mua, dhe nuk dua ta zbuloj. Por duhet të supozosh se unë nuk merrem me socialistë dhe nuk merrem me komunistë. Unë jam katolik, besoj në lirinë e fesë, në liritë si kapitalizmi, dhe fokusi im kryesor ka qenë kundër Partisë Komuniste Kineze e cila besoj së është pararoja e të keqes në botë sot sepse janë partnerë biznesi me Soros, partnerë biznesi me partinë e Davos-it, partnerë biznesi me të gjitha korporatat multinacionale, dhe financierët e Uall Street, qytetit të Londrës, pra, nuk dua ta bëj publike, por njerëzit duhet të kuptojnë se jam në anën e drejtë.

 

Çim Peka: Edi Rama është një socialist dhe komunist në gjykimin tuaj ..

Steve Bannon: Nuk dua të them se është komunist, por besoj, nuk dua ta nënçmoj shumë, por kohë më parë besoj se ai ka folur publikisht mbi vlerat e komunizmit dhe të Rusisë nën komunizëm. Besoj se të shkuarën ai ka folur për vlerat e Rusisë nën komunizëm. Ka folur për vlerat e komunizmit në Bashkimin Sovjetik. Dhe duket së është socialist, kështu që unë nuk mbështes regjimet socialiste, nuk mbështes socializmin në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, unë mendoj se socializmi është një pjerrtësi e rrëshqitshme në komunizëm, dhe e mendoj komunizmin gjithmonë në të njëjtën mënyrë. Unë jam populist. Unë vij nga një familje punëtorësh në Amerikë, dhe thjesht kam qenë me fat që të futem në Marinë, të shkoj në Harvard, në Uall Street, të punoj për Goldman Sachs, por unë besoj në kapitalizëm, besoj në liritë që vijnë me demokracinë dhe kapitalizmin, por unë jam një populist. Unë luftoj për njeriun e thjeshtë. Dhe mendoj se njeriu i thjeshtë merr pjesën më të keqe nën socializëm, mendoj se njeriu i thjeshtë është më i humburi në komunizëm, dhe duhet të shikohet rekordi im historik në lidhje me këtë

Modifikuar më Tuesday, 13 October 2020 12:10
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...