Polemikat/Veliaj ringjall realizmin socialist në Tiranë

E Enjte, 15 October 2020 16:56

 

Bashkia e Tiranës ka zbuluar mes polemikave një murale të stërmadhe në formë biblioteke mbi fasadën e pallatit të njohur të artistëve, ku gjatë viteve të komunizmit kanë banuar Ismail Kadare, Dritero Agolli dhe kompozitori Fehim Ibrahimi.

Kjo ndërtesë e projektuar nga arkitekti i ndjerë, Maks Velo, ku tashmë bashkia e Tiranës ka ngritur edhe shtëpitë muze të dy shkrimtarëve të mëdhenj, në përvjetorin e lindes së Agollit u pasurua edhe më këtë pikturë murale.


Por vepra e artistit të ri Franko Dine po shigjetohet shumë nga ata që e shohin si një zgjatim të kulturës Kitch që Erion Veliaj po i bën kryeqytetit. E para ka qenë pianistja Etrita Ibrahimi, vajza e kompozitorit Feim Ibrahimi që e ka shigjetuar atë fillimisht me një status në Facebook dhe më pas në emisionin e Adi Krastës. “Ai mural nuk më pëlqen, ka dalë si një kuadër i realizimit socialist. Ibrahimi nuk ka qenë kurrë anëtar i partisë. Ai ka qenë apolitik totalisht. Politika e tij ka qenë arti dhe vetëm arti” ka thënë ajo pasi ka parë prezencën e të atit të saj të pikturuar mbi fasadën e pallatit.

Më therës dhe më ironic, sërish për evokimin e artit soc realist ka qenë edhe shkrimtari shqiptar që jeton në SHBA, Gazmend Kapllani. Me vjen keq qe ne kete biblioteke te ndritur, vepra me e fundit e Anti-Realizmit Socialist, nuk u gjet pak vend edhe per vepren e rendesishme te shokut Enver ”Rreziku Anglo-Amerikan per Shqiperine” ose qofte per dramen me dy akte te shoqes Nexhmije (te cilen e lexonin me detyrim te gjithe te burgosurit politike dhe te internuarit, perfshi Musine Kokalarin), “Si hanim trahana me Enverin ndersa i arrnoja corapet“… ka komentuar ai.

 

Bashkia e Tiranës me një injorancë pa limit i është përgjigjur kritikave se ajo ka vendosur për vizatimin e një bibloteke për të përçuar dijen tek brezi i ri. “Biblioteka është shprehja më e mirë e kulturës e artit dhe e dijes. Ne synojmë që këtë frymë ta përcjellim tek brezat e rinj” i ka thënë ABC news drejtori i dekorit Henri Cule,

 

Ndërsa artisti i murals që po mer aq kritika është munduar ti relativizojë ato. “Jam munduar ta sjell në kohë, të jem me kohën bashkë me artistët e tjerë që bëjnë murale në botë. Është e drejtë e çdo njeriu ta perceptojë si të dojë. Janë të pranueshme kritikat sepse ky lloj arti është në rrugë i gjykueshëm nga të gjithë” ka thënë Franko Dine,

Bashkia e Tiranës pasi po betonon qytetin, pasi po ngushton në mënyrë katastrofale rrugët, tani po kalon edhe në përcaktimin e shijeve artistike të qytetarëve të saj.

©Lapsi.al

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...