Bannon shpjegon lidhjen me shqiptarët: Kujdes me Sorosin! DASH, akoma nën ndikimin e...

Diel, 01 November 2020 15:12

 

Strategu amerikan, Steve Bannon, komentoi në Çim Peka LIVE një nga çështjet më të nxehta që ka prekur edhe Shqipërinë: mundësinë që Departamenti i Shtetit të jetë nën kontrollin e George Soros. Bannon tha se shqiptarët duhet të bëjnë kujdes nga Soros. Ai shpjegoi edhe lidhjen e tij me shqiptarët.

Çim Peka: Z. Bannon. Flisni për komunizëm, fashizëm, regjime totalitare. Në fakt sipas jush janë regjime gangsterësh. Ballkani ka një ngjashmëri në qeverisje. Kryeministri socialist i Shqipërisë, Edi Rama përkrah George Soros, Hillary Clinton, liberalët. Në verën e vitit 2016, ai doli në CNN dhe e quajti kandidaturën e atëhershëm, Donald Trump, turp për civilizimin dhe se zgjedhja e tij do të ndikonte negativisht në marrëdhëniet shqiptaro-amerikane e megjithatë, Departamenti Amerikan i Shtetit, Ambasada e SHBA në Tiranë, e kanë mbrojtur dhe e mbrojnë në dëm të demokracisë, shtetit ligjor dhe stabilitetit ekonomik, madje dhe kohezionit social. A është DASH ende nën kontrollin e Klintonëve dhe Sorosit, më qartë a ka dështuar DASH të ofrojë një axhendë Trump në Ballkan.

Steve Bannon: Shiko, mund ta vëresh që nga procedura e shkarkimit. Mike Pompeo është koleg dhe mik dhe mendoj se ka bërë një punë të shkëlqyer. Dhe njerëz si Rik Grenell, e sheh këtë tek marrëveshja e Kosovës, ka bërë një punë të shkëlqyer, por është e qartë se i gjithë Departamenti i Shtetit nuk është tërësisht nën kontrollin e administratës Trump. E patë, procedura e shkarkimit u prodhua nga Aparati i Sigurisë Kombëtare, nga elementë të Departamentit të Shtetit. E shihni sa gjëra do të kishte realizuar presidenti Trump, po të mos ishte për disa njerëz në Departamentin e Shtetit. Dhe shiko, unë nuk besoj në teori konspiracioni, nuk besoj në ‘deep state’, dhe e them e kemi përpara syve. Dhe s’ka asgjë të thellë rreth kësaj, nuk ka konspiracione. Por nuk ka as dhe koincidenca. Pra, jo. Ajo çfarë i them njerëzve, ku George Soros është i përfshirë, Soros po kërkon dy gjëra: më shumë përfitime për veten e tij, dhe më shumë pushtet për veten e tij. Dhe prandaj i vë paratë e tij në situata ku mund të bëjë më shumë para për veten e tij. Dhe nëse George Soros hedh para në një institut dhe George Soros mbështet gjëra në Shqipëri në mënyrë aktive, qytetarët e Shqipërisë duhet të shikojnë fort këtë gjë, sepse Soros ka një rekord historik nëpër botë për përfitime për vete, dhe pushtet më shumë për George Soros dhe për miqtë e tij. Kështu që unë do ta shikoja më shumë vëmendje këtë.

 

Çim Peka: Megjithatë z. Bannon është shumë e vështirë për shqiptarët të ruajnë George Sorosin se janë të pafuqishëm përballë tij, pasi në fakt janë të pafuqishëm përballë përfaqësuesve që DASH sjell në Tiranë. Për koincidencë ose konspiracion, përfaqësuesit e DASH në Tiranë, kanë mbajtur të njëjtit qëndrim që ka mbajtur George Soros.

Steve Bannon: Shiko, mendoj se në mbrojtje të presidentit Trump këtu, i cili do që populli shqiptar të prosperojë, dhe të kenë kontroll mbi vendin e tyre, mbështetje në forcat e vete, dhe vetëvendosje, e di që presidenti Trump nuk është mbështetës i socializmit, më beso. Nuk mendoj se ka patur një president që nga Ronald Regan i cili ka mbështetur kapitalizmin dhe njerëzve që besojnë në kapitalizëm. Por besoj se veçanërisht në Ballkan duke patur parasysh se çfarë ka ndodhur, rrëmuja që është lënë që nga vitet ’90. Mos harro, presidenti Trump nuk ka trashëguar gjë tjetër përveçse kaosit. Të gjitha problemet që administrata Clinton la pa zgjidhur, të gjitha problemet që administrata Bush ja trashëgoi atij në Irak dhe Afganistan, dhe në Lindjen e Mesme, dhe problemin më të madh që është ngritja e Partisë Komuniste Kineze e financuar nga ‘Uall Street’. Mos harro, ishin paratë e të mjerëve, kapitali i të mjerëve që ka financuar ngritjen e Partisë Komuniste Kineze sepse ishte teknologjia jonë e cila u vodh ose ju dha. Presidenti Trump trashëgoi të gjithë këtë. Ishte rënia e kontrolluar e vendit tonë arsyeja që presidenti Trump është president. Dhe ju desh të përballej me të gjitha këto probleme. Mendoj se ishte Richard Grennell i cili u përpoq të adresojë çështjen e Kosovës fillimisht nëpërmjet përmirësimit të ekonomisë në rajon. Shiko, presidenti Trump është mik i madh i popullit shqiptar. Sapo mbarova një bisedë me komunitetit shqiptaro-amerikan në Michigan, i cili do të jetë kyç për fitoren e tij. Familja ime është prekur personalisht në Uest Point nga Alma Kabashi, një shqiptaro-amerikane, e cila është një nga trajneret më të mira në Amerike. Ajo rekrutoi vajzën time në Uest Point, e bëri atë një nga volejbollistet më të mira në vend. Vajza ime prej aty u bë një nga kapitenet më të mira të forcave ajrore dhe ka shërbyer në Irak gjatë luftës. Komuniteti shqiptar është shumë influencial në Amerikë, dhe presidenti Trump është një mbështetës i madh. Nuk ka mbështetës më të madh i kapitalizmit të tregut të lirë sesa Mike Pompeo, Donald Trump dhe njerëz si ambasadori Grenell

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...