Hollanda, Rama dhe rëra për farë!

Premte, 06 November 2020 10:43

 

“Hollanda është më skeptike sepse…ka zgjedhje në mars të viti të ardhshëm”. “Nuk mund të pranoj dot se Hollanda është më e vëmendëshme ndaj standarteve se sa Suedia, Finlanda, Gjermania, Franca e të gjithë me radhë”. deklaroi Edi Rama para tre ditëve duke dashur t’i shpjegonte publikut pse Konferenca Ndërqeveritare për çeljen e negociatave të Shqipërisë me BE nuk do të mbahej dot në dhjetor të këtij viti: siç ishte planifikuar.

Këto dy pohime janë faktikisht të vërteta por të nxjerra nga konteksti. Po ashtu kallamarë boje janë derdhur për të përshkruar e analizuar sesi Rama është i paaftë të mbajë përgjegjësi për dështimet, si ato qeveritare në tërësi, ashtu edhe ato strikt personale si kryeministër.
Në vijim, me bojën e penën time, do të doja të sqaroja diçka lidhur me sa më lart si dhe çeshtje të integrimit në BE që i konsideroj me interes për publikun.

 

Bashkimi Europian përbëhet nga 27 shtete anëtarë, ku secili ka periodikisht zgjedhje parlamentare, presidenciale, lokale etj. Nga janari deri në mars të vitit të ardhshëm tre shtete anëtare, përfshi dhe Hollandën do të kenë zgjedhje politikisht shumë të rëndësishme.

Nga janari deri në mars të këtij viti katër shtete të BE-së patën zgjedhje gjithashtu politkisht me peshë. Por pikërsht në fund të marsit 2020 të 27 shtetet anëtare të BE morën vendimin e shumë pritur për çeljen në parim të negociatave me Shqipërinë e me Maqedoninë e Veriut. Me 15 kushte për të parën e pa kushte për të dytën. Po të listojmë këtu zgjedhjet në BE nga marsi në dhjetor 2020, numri i tyre shumëfishohet. E megjithatë BE nuk rreshti së marrë vendime të ndryshme, madje disa prej tyre dhe jo popullore por të nevojshme. Disa syresh janë edhe më me relevancë për BE sesa çelja e negociatave me shtetet e Ballkanit. Dhe makineria nuk ndalet, sidomos nuk ndalet nga zgjedhjet këtu e atje; sepse po të ishte kështu BE do të ishte bllokuar me kohë e me vakt. Kështu që Rama duket se nuk është lodhur shumë në gjetjen e sebepit; ose edhe zotësia prej marifetçiu publik i është topitur.

 

Edhe më interesant është pretendimi tjetër se Hollanda ekzagjeron për standartet e qeverisë Rama. E vërteta është krejt ndryshe: ndër 27 shtete të BE vetëm në Gjermani e Hollandë parlamenti ka rol bashkëvendimmarrës me qeverinë.

 

Në vitin 2019 nuk mbeti i madh e i vogël pa e mësuar se 9 kushtet për Shqipërinë u vendosën me nismë të Bundestagut (parlamentit) dhe jo të ekzekutivit të Gjermanisë. Po kështu publiku i interesuar, i cili pardje ndoqi online diskutimet per Shqipërinë midis Ministrit te Jashtem e Komisionit te Parlamentit hollandez do të mësonte se konsiderata e përgjithshme ishte se Shqipëria nuk i kishte përmbushur kushtet: as për Kushtetuesen, as për korrupsioni e as per të tjerat. Madje pas seancës një deputet kryesor i koalicionit qeveritar deklaroi publikisht se problem tjeter i shtuar është edhe amendimi i njëanshëm i Kodit Zgjedhor. (për ironi te fatit ishte po ai deputet i cili dy vjet me parë ne Tirane kritikoi pengesat qeveritare që i bëheshin akuzës penale ndaj Sajmir Tahirit dhe te cilit Rama ia ktheu se nuk di çfare flet pasi ne Hollandë nuk e interviston asnjë tv).

Ne nuk mund të dimë saktë se cilat janë qendrimet në Stokholm, Helsinki, Paris apo shtete të tjera mbi përmbushjen e 15 kushteve të BE, pasi në traditen e tyre kjo çështje trajtohej eksluzivisht nga qeveria dhe si rregull mbulohet me tis dipomatik. Ajo që dëgjon publiku është fraza e thatë se Konferenca duhet thirrur sapo të pëmbushen kushtet. Por edhe sikur vërtet të mos e dish si janë gjërat por prapë të pretendosh se 26 shtete jane pro dhe vetëm Hollanda është dru i shtrember këtë mund t’a bëjë vetem ai, që siç shkruante Noli dikur “është i zoti t’a shesë rërën për farë”.

 

P. S. Rama para dy javësh citoi presidentin francez Makron, sikur i paskej thënë dikur se nuk ishte pro negociatave mbasi i merrte vota rivalja Le Pen në zgjedhjet e ardhshme. Aktualisht zoti Macron i ka problemet kapicë me covidin e xhihadizmin, e zor se gjen kohën për të sqaruar çështjen e mbase sikletosur Ramën; “embarrasser” siç thotë frëngu. Por interesante janë dy kutet e këtij tonit: dikur i bëri namin Ramush Haradinajt se ky nxori nxori në mexhlis llafet me Merkelin e Makronin. Ramushi tha vetëm se Rama para tyre për tarifën doganore me Serbinë thoshtë të kundërtën e asaj që deklaronte në publik.

P. P. S. Procesi i negociatave me BE mund të jetë shumë i dobishëm për modernizimin shtetëror e zhvillimin social-ekonomik. Por ai nuk është shkop magjik siç e tregoi përvoja e viteve të fundit e Serbisë dhe e Malit të Zi që bënë hapa prapa me demokracinë e shtetin ligjor ndërsa avanconin me kapitujt e negociatave. Në rastin tonë kushtet e Bundestagut dhe të BE-së janë një ndihmë e rëndësishme e konkrete për restaurimin e normalitetit kushtetues e demokratik në vend. Çka duhet të ndodhë shpejt. Përmbushja e standarteve teknike nga ushqimi tek mjedisi do të marrë vite.

*Genc Pollo, Ish ministër e deputet

Modifikuar më Premte, 06 November 2020 17:35
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...