Edi Rama ka reaguar në lidhje me momentet e tensionit sot në Shkodër.Përmes një postimi në Twitter, teksa ka publikuar dhe video nga momenti, Rama e shigjeton këtë protestë si partiake, pasi iu drejtohet prindërve demokratë dhe opozitarë."Terroristët e Boko Haramit i përdorin fëmijët si kamikazë, nuk janë të parët në radhën e abuzuesve të minorenëve" është shprehur kreu i sektit mavi.
Kjo e kapërceu marrëzinë që ka mbërthyer këtë njeri dhe sektin e tij të rrezikshëm si në propagandë ashtu edhe në qeverisje ekzekutive.
Është një nga deklaratat me të turpshme që popullin e tij ,rininë ta krahasojë me një nga organizatat me kriminale sot të globit .
Vërtetë ti ,Rama ke marrë mësimet e shokut Ramiz kur shkoje edhe e takoje nën udhëzimet e Teuta Hoxhës ,por po i ngjan dhe në stil edhe në gjuhë.
Duhet të matesh mirë kur të flasësh në ditë dhjetori me rininë shqiptare, me Shkodrën, me Lezhën , me Tiranën . Ndoshta shpejt zgjohet dhe Labëria se Vlorën e kanë gënjyer në palcë, por ti me shumë se kushdo.
Pas propagandës së rilindjes së veseve i fute Vlorës dhe gjithë Shqipërisë helmin e drogës në deje.
Sa për Boko Haramin atë e ke emëruar tek Fondi Shqiptar i Zhvillimit ,madje ai është shumë i zellshëm edhe në mësimet e ISIS-it.
Bën mir këtë deklarata të turpshme ti tërheqësh se ti ke kohë që s'je kryeministri i ketij vendi por nervozizmi të kuptohet po të dridhet karrigia që nga Shkodra gjer në Vlorë.