Skandali i përgjimeve të Ndraghetas vazhdon të dominojë diskutimet e opinionit publik, edhe pse lajmi është censuruar nga shumica dërrmuese e medieve në vend.
Përkundrejt ryshfetit prej 20 përqind për leje ndërtimi, mafia e frikshme pret të ndërtojë pallate shumëkatëshe në Tiranë.
LEXO EDHE:
Skandali me Manastirliun/ Tomorri: Vini nën hetim SPAK-un
Sipas gazetarit Vehap Kola, kjo do të thotë të paktën 600 milionë euro ryshfet.
“Në vitet 2017-2019, Bashkia e Tiranës ka dhënë leje ndërtimi për 3 milion m² pallate dhe kulla.
Për secilën nga këto 3 milion m², 20% e vlerës së tregut shkojnë ryshfet ata që japin lejen.
Me një mesatare dorështrënguar, vlera e këtyre ndërtimeve u avitet 3 miliard eurove.
20% e 3 miliard eurove janë 600 milion euro.
600 milion euro është vetëm ryshfeti i ndërtimit të pallateve, kullave që kanë marrë leje gjatë viteve 2017, 2018 dhe 2019 në territorin e Tiranës.
Sipas raportit të Global Initiative, në Tiranë janë pastruar mbi 500 milion euro para të pista.
Pesë me hiç! Asgjë nuk qenkan 500 milion eurot që zbuloi Global Initiative përpara 3 miliard eurove që zbuloi Prokuroria Italiane.
Pa i hyrë fare muhabetit të përfshirjes se mafias, vetëm 600 milion euro korrupsion janë mjaft për të nisur një Nurenberg.
Shqipëria është një vend i rrezikuar kaq shumë sa çdo përgatitje për të ikur prej saj është e përligjur.
Qeverisja nga paraja e organizuar është po aq e rrezikshme sa qeverisja nga krimi i organizuar.
Vendi ynë qeveriset nga paraja e organizuar dhe krimi i organizuar, të organizuar bashkë për ta bërë shtetin një shtojcë të biznesit të tyre të fëlliqur,” shkruan ai.