Nga Mehmet Elezi - 26/03/2022
“Sa herë mendoj keq për dikë ose për diçka, e ndiej se po hyj në gjynah; por ama i bie në të!”, shkruan Xhulio Andreoti në kujtimet e tij.
Miqësia Rama – Vuçiç mbetet njësoj e pathyeshme.
Edhe tashti që Beogradi është i vetmi kryeqytet europian, që nuk bashkohet me sanksionet perëndimore kundër Putinit.
Edhe tashti që njerëzit e Vuçiçit organizojnë manifestime në mbështetje të masakrimit të Ukrainës, të fëmijëve e njerëzve të saj.
Edhe tashti që njerëzit e Vuçiçit në këto manifestime lëshojnë parulla të përbindshme kundër një zonje të madhe të Lirisë, si Madalen Ollbrait: vafsh në skëterrë!
Dhe Rama mundohet me i bindë shqiptarët se Vuçiçi është shpëtimtari ynë, “do të na mbajë me bukë“ (ndërkohë ia ka hapur portin e Durrësit)!
Nuk dua të besoj, por kjo lloj miqësie më kujton thënien e një rusi të madh:
“Shpesh midis dy miqve, njëri është skllav“!, shkruan M. J. Lermontovi në romanin “Një hero i kohës sonë“.
A thua po hyj edhe unë “në gjynah“ si Andreoti?