Berisha: Arsimi i rrënuar në të gjitha nivelet, ka nevojë urgjente për ndryshim rrënjësor

E mërkurë, 27 Prill 2022 18:10

 

Lideri historik i PD Sali Berisha ka organizuar këtë pasdite një tryezë bashkëbisedimi me pedagogë për arsimin e lartë. Berisha deklaroi se ligji për arsimin e lartë ndëshkon të varfrit. Berisha theksoi se arsimi ka nevojë urgjente për ndryshim rrënjësor.

Ish-kryeministri është i mendimit se pagat e pedagogëve janë të mjerueshme dhe marrin 200 mijë lekë të vjetra më pak se në 2013 kur Berisha u largua nga drejtimi i qeverisë.

"Rrogat e pegagogëve gjithashtu janë të mjerueshme. Çdo pedagog merr 200 mijë më pak se në 2013. Sot merr 50 për qind më pak se në universitetet e Prishtinës, pa krahasuar vend tjetër, por Prishtinën që kemi këtu afër."-tha Berisha.

Ish-kryeministri theksoi se të gjitha së bashku kanë sjellë një rrënim të arsimit të të gjitha niveleve në Shqipëri.
"Investimi, financimi në fushën e shkencës është 27 herë më i ulët se mesatarja e vendeve anëtare të OSBE-së. Diktaturë ishte, por ai që kishte një projekt, ja miratonte zëvëndës dekani, dhe ai merrte përsipër në të gjitha instancat, ja paraqisje atij, të thoshte po.

99 për qind e pedagogëve nuk kanë akses në financimin për fushën shkencore por kanë akses vetëm klientela gjysmë polic e gjysmë rektor."-deklaroi ish-kryeministri

Modifikuar më E Enjte, 28 Prill 2022 17:51
Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...