Arrestime, rrahje, mbyllje mediash, korrupsion/ A po rrëshqasim edhe ne në autokracinë erdoganiane?

E Enjte, 15 December 2022 12:10

 

Në manualet ‘Si të bëhesh diktator në kohët moderne’, manipulimi i zgjedhjeve ka një rëndësi shumë të madhe. Një nga taktikat më të përdorura rëndom nga autokrat e rinj është ajo e ndalimit të kundërshtarëve që të garojnë në zgjedhje, duke gjetur apo shpikur kleçka që i pengojnë ata.

Një nga këto taktika u bë realitet të mërkurën, kur presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan, pengoi rivalin e tij kryesor që të garojë, duke e dënuar për fyerje, pasi dikur kishte thënë se anëtarët e komisionit të zgjedhjeve janë idiotë.

 

Thuhet se autokratët mendojnë dhe veprojnë njësoj. Ndaj nuk është rastësi kur sheh që në Shqipërinë e Edi Ramës, po bëhen përpjekje të ethshme me ligj e pa ligj, për të penguar rivalët e tij që të garojnë në zgjedhje.

Duke luajtur me ‘vulat’ apo duke shpikur nisma kundër ‘spiunëve’ dhe projekt-ide për ndalimin e atyre që kanë ‘damka’ nga jashtë, Edi Rama po bën gjithçka për të mos lejuar krerët e opozitës, Sali Berisha dhe Ilir Meta të jenë në zgjedhje.

Por u bë kohë që Edi Rama po imiton stilin e Erdoganit, ndërsa Shqipëria po rrëshqet në autokracinë erdoganiane.

Aq e dukshme është kjo, sa një gazetë e rëndësishme greke shkruan se Rama po bëhet ushtari i ngjashëm i Erdoganit. Duke vënë theksin se mbyllja e shkollave për llogari të Erdoganit, gazeta thekson se Rama ka probleme të thella mendore, pasi ka qenë me kartelë, të cilën e ka zhdukur nga qarkullimi.

Më e dukshme ngjashmëria mes tyre bëhet kur bie fjala te sulmet ndaj medieve.

Kryeministri Edi Rama ka ndërmarrë kohët e fundit një fushatë të jashtëzakonshme terrori ndaj medieve opozitare, duke nisur që nga shkatërrimet e deri te hakerimet e faqeve të medieve rivale. Mbyllja e medieve kritike dhe blerja e atyre që guxojnë të ngrenë zërin është modeli që ofron vazhdimisht Erdogani.

Thuhet po ashtu se diktaturat janë të ngjashme edhe kur bie fjala te terrori. Nëse Erdogan vret protestuesit që guxojnë të ngrenë zërin, Rama e shtyp këtë ndjenjë proteste duke i vrarë të rinjtë me policinë e tij përpara se të nisin tubimet.

Mbi të gjitha, ata i bashkon urrejtja që kanë ndaj rivalit, të cilin jo vetëm nuk e duan në garë, jo vetëm që ia vjedhin votën dhe të drejtat, por edhe e sulmojnë fizikisht duke kërkuar eliminimin total.

Shqipëria dhe opinioni publik botëror u trondit më 6 dhjetor, kur kreu i opozitës shqiptare, u sulmua fizikisht në një protestë paqësore shumë pranë vendit ku kishin zbarkuar liderët më të rëndësishëm të Bashkimit Europian. Ai që u cilësua si një atentat ndaj Berishës prej politikanëve të vjetër si Stipe Mesiç, shokoi Perëndimin.

Por ndërsa Erdogan sundon me terror, qëllimi final i tij dhe Edi Ramës nuk është asgjë më shumë se pasurimi në ekstrem. Të dy përflitet se kanë pasuri përrallore, të fshehur nëpër parajsa fiskale.

Erdogan dhe Rama janë njerëzit më të pasur në vendet e tyre falë atij që ushqen më së shumti diktaturat: korrupsioni dhe krimi.

Në të dyja rastet, ata zgjedhin që korrupsionin ta bëjnë me familjet e ngushta. Nëse Rama përdor vëllain e tij, Olsin si krahun kryesor, Erdogan shkon pakëz më larg, duke futur edhe dhëndrin në mesin e korrupsionit gjigant familjar.

Dhe nëse pyesni për drejtësinë, as që bëhet fjalë në të dy vendet. Gjithçka është nën kontrollin e qeverisë.

Manuali i autokracive moderne është përmbushur në çdo detaj.

Modifikuar më E Enjte, 15 December 2022 15:43
Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...