Analisti Armand Shkullaku i ftuar në SYRI TV, ka treguar dy shtyllat që SPAK nuk po i prek dot. Sipas Shkullakut, ato janë krimi elektoral dhe korrupsioni i nivelit të lartë.
“Janë dy shtylla që SPAK nuk po guxon ti prekë. Kur flas për kontroll politik të SPAK, nuk nënkuptoj se Rama e merr në telefon Altin Dumanin, por është një autocensurë, autokontroll që SPAK ka ndaj pushtetit absolut që ka kryeministri. E kush është kjo që ata nuk prekin dot kurrë. Një është procedurat që kanë prodhuar abuzimin me miliona euro. Pra nuk shkohet tek procedura. Dhe e dyta është krimi zgjedhor. Të dyja këto SPAK nuk ka guxuar ti prekë. SPAK nuk ka asnjë shqetësim, nëse këta elementë kriminalë, nëse këta përdoren për të ndrushuar vullnetin e zgjedhjeve në Shqipëri, ky është krimi më i rëndë që i bëhet republikës.
Pra nëse bien zgjedhjet dhe SPAK i ka provat, ka bisedat telefonike se si janë përdorur këta elementë nga PS, atëherë dy janë elementët që kanë cënuar sigurinë e Shqipërisë. Zgjedhjet e para dhe e dyta, korrupsioni i nivelit të lartë, sepse ne e dimë se korrupsioni i nivelit të lartë për çfarë bëhet. Ku shkojnë lekët e 5D, në fushtatë, lekët e inceneratorëve, në fushatë. Pra si përdoren këto, sipas motos së Edi Ramës, vjedhim Shqipërinë, për të vjedhur vota dhe vjedhim vota për të vjedhur Shqipërinë. Është pikërisht kjo skemë për të cilën SPAK u krijua. Ky ishte qëllimim, krimi i organizuar dhe korrupsioni i nivelit të lartë. Nëse SPAK nuk merret me këto, por merret me familjarë, ke blerë e ke shitur kaq, është banalitet’, tha Armand Shkullaku