Dëshmia tronditëse e Albert Veliut, dëshmitarit kyç për çështjen e Agron Xhafajt, vëllait të ministrit të Brendshëm, na zbuloi me zë dhe me figurë edhe provat e një terrori shtetëror tipik komunist që po aplikon qeveria me të gjithë kundërshtarët e saj.
Dëshmitari tha se sapo audiopërgjimi është publikuar Rama ka dërguar falangat e tij të krimit, të infiltruara në Policinë e Shtetit, për të kërcënuar dhe shantazhuar familjen e tij, në veçanti fëmijët.
Sa i frikësuar duhet të jetë një Kryeministër që të angazhojë gjithë strukturat shtetërore për të shantazhuar një njeri dhe familjen e tij? Rama, njihet për frikën e tij patologjike, për paranojat e tij, sidomos kur është në vështirësi të mëdha. Dhe në situatë më të vështirë Rama kurrë nuk ka qenë.
I ashpër ishte paralajmërimi i Kryetarit të Opozitës, Lulzim Basha, i cili e paralajmëroi direkt Ramën që të mos guxojë të prekë dëshmitarin, përndryshe do të marrë përgjigjen më të fortë nga opozita dhe i gjithë populli shqiptar.
Dhe frika më e madhe e Ramës është pikërisht reagimi popullor. Rama ka frikë se do të përfundojë pikërisht si paraardhësit e tij shpirtërorë, etërit komunistë, i shporrur me dhunë nga populli i tij. /55news.al/