Survejimi i Bashës, deputetët e PD-së drejtohen tek Policia e Shtetit

Premte, 01 June 2018 12:34

Deputetët e Partisë Demokratike, Flamur Noka, Edi Paloka dhe Enkelejd Alibeaj kanë shkuar sot në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë për të kërkuar zyrtarisht informacion nëse kryetari i PD-së, Lulzim Basha po  survejohet në mënyrë ët paligjshme nga elementë të Forcës Operacionale.

Ky veprim i tyre erdhi menjëhërë pas takimit të zhvilluar me kreun e PD-së, Lulzim Basha. Sot u raportua se çdo lëvizje e kryedemoktratit Basha, dhe familjarëve të tij, prej disa kohësh monitorohen 24 orë në 24 nga segmente të caktuara të Policisë Operacionale.

Dihet që personalitetet në vend ruhen nga Garda dhe jo nga policia. Survejimi i plotë i familjes Basha ka ardhur menjëherë pas denoncimit në media nga opozita i audio-përgjimit të vëllait të ministrit të Brendshëm, Fatmir Xhafaj.

Pas këtij lajmi ka reaguar edhe vetë Lulzim Basha.  “Në çdo rrethanë do vijoj aktivitetin tim opozitar”, është shprehur ai. 

Modifikuar më Premte, 01 June 2018 12:46
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...