Të flasësh nga Prishtina që të dëgjojë Tirana

Saturday, 02 June 2018 23:05

Nga Petrit Kuçana

Kishte më shumë se entuziazëm në sytë e Liza Gashit dhe të stafit të Germin tek prisnin në Prishtinë, mbi 170 profesionistë nga diaspora, në një konferencë me një emër sa të thjeshtë e gati tendencioz “Diaspora Flet”. Një përzgjedhje thjeshtësisht e qartë, që duket se herë-herë kumbon, ushton, në veshë që bëjnë sikur dëgjojnë, e deri në dyer institucionesh të kurrë-mos-hapura, të blinduara tinëzisht, nga ku duket se mjaftueshmërisht plot përmbushen me shifra e fakte, mbi remitencat patjetër, por jo bie fjala se sa mund të jetë numri real i mërgatës shqiptare në botë.
Germin, një OJQ unike në llojin e saj (shumë prej mërgimtarëve mendojnë se është ministri) arriti që të ulë së bashku profesionistë nga diaspora dhe institucione (të Kosovës kryesisht).
“Të folurit” e diasporës në Prishtinë, mbase ishte hapi i parë i një dialogu konstruktiv, që pikë së pari arriti të ç‘kyçë institucionet e Kosovës. Së paku në organin më të lartë ligjvënës, në Parlamentin e Kosovës, jo vetëm që u dëgjua sadopak zëri i diasporës, por u paraqitën pesë pika konkrete, duke i lënë topin në fushën e rrëmujshme parlamentare. Aty ishin edhe tre ministrat shqiptarë të diasporës, nga hapësirat shqiptare në Ballkan, që mbase do u duhet të mendojnë shumë më shumë sesa disa aktivitete të përbashkëta, që përmblidhen në disa sete fotografish, sidomos pas fjalës tepër frymëzuese të Kingsley Aikins, që folësi kryesor në konferencën, njeriu që me bashkimin e diasporës së Irlandës krijoi fond 250 milionë dollarë.
Me mjaft interes mbeti edhe dialogu me komisionet e ndryshme parlamentare, pra aty ku “ngjizen” ligjet, ku grupe të ndryshme profesionistësh nga diaspora, kuvenduan (së paku u dëgjuan) nga ligjvënësit, për çështje të ndryshme ku diaspora mund të angazhohet me të gjitha kapacitetet e saj, kryesisht burimet njerëzore, të anashkaluara prej kaq e kaq kohësh.
Gjithashtu edhe takimet me pushtetin lokal, në tre komuna të Kosovës, bënë që diaspora të ishte kryetema e atyre ditëve.
Duhet theksuar se Kosova ka një traditë në “mikpritjen” e diasporës, që dëshmohet me angazhimet e herëpashershme, sidomos gjatë sezonit veror, me gjithë pritshmëritë e mëdha të diasporës; që nga qasja ndryshe për çështjet e saj, e deri tek vendet e rezervuara në parlamentin e Kosovës.
Krejt e kundërta ndodh me Tiranën zyrtare, ku thuajse asgjë nuk përpëtin përtej një shurdh-memecërie që tek-tuk ftillohet me ndonjë lajm nga Majko, Ministër Shteti (ministër pa portofol) për Diasporën.
Do të mjaftonte perifrazimi që ministri Majko bëri në platformën e “Diaspora Flet”, për të dëshmuar gatishmërinë e shtetit shqiptar për qasjen ndaj diasporës. Vetë ministri Majko e pranoi se Kosova është shumë përpara Shqipërisë dhe se po të varej nga ai do të ndryshonte të paktën pesë gjëra në Strategjinë e Diasporës të miratuar tashmë dhe mbase shumë prej të pranishmëve iu kujtuan lajmet nga mëmëdheu se Majko përplas karrigen. Në këtë konferencë vihej re një frustrim i mërgimtarëve shqiptarë, kryesisht atyre nga “Shqipëria zyrtare”, që nuk dinin ku të plasonin së pari kërkesat e tyre, që nga e drejta e votës e deri tek qasja ndryshe ndaj gjysmës tjetër të popullsisë që jeton jashtë.
Se sa seriozisht e kishte Shqipëria amë u dëshmua në prezantimin e saj, pra dërgimin e përfaqësuesve; ku përveç ministrit Majko ishte një nën (nën) kryetar i bashkisë së Tiranës, i cili u gjend përballë pyetjesh dhe jo vetëm, ishte një nervozizëm vërtet i madh kryesisht i pjesëmarrësve nga Shqipëria, ku i kërkonin nëse bashkia e Tiranës që ka rreth 1 milionë banorë ka përgatitur qoftë edhe diçka simbolike për mërgimtarët në sezonin e pushimeve verore.
Karrigia e nxehtë e nënkryetarit të Bashkisë, ku nuk mund të gjendej qoftë edhe një përgjigje për bërjen “diçka” sado simbolike për diasporën, mbetet dëshmia e shurdhmërisë, jo thjesht e Tiranës zyrtare, por shtetit, por qoftë edhe e pushtetit lokal në qasjen ndaj mërgatës.
Ndërkohë që Samiti “historik” i Diasporës nën kujdesin e drejtpërdrejtë të kryeministrit etj etj po shënon 2-vjetorin e tij, nuk besohet se ka ndonjë “simitist” që mund të tregojë për ndonjë produkt real që u prodhua, apo që mund të pritet të ndryshohet diçka.
Askush nuk kishte denjuar nga shteti amë të “avitet” në Prishtinë, (përveç Majkos dhe një nënkryetari të tretë të Bashkisë së Tiranës), duke dëshmuar qasjen ndaj mërgatës, ku duket se Ministri i Diasporës Majko (ministër pa portofol) është më shumë si një adresë ku përplasen pafundësia e kërkesave apo ankesave të mërgimtarëve.
Emigrantët e Shqipërisë zyrtare mbesin të vetmit në rajon dhe më gjerë, që nuk e kanë të drejtën e votë në vendet ku jetojnë dhe se nuk duket se kjo çështje nuk do të ketë zgjidhje as për zgjedhjet e ardhshme, duke injoruar tërësisht diasporën, pa përfshirë morinë e “gjërave” që priten. Të paktën si Kosova, si Maqedonia, si rajoni…
Gjithsesi “Diaspora flet” e Germinit mbetet padyshim një aktivitet i qëlluar, që shkundi sadopak edhe institucionet e Kosovës, ku duket se atje gjërat po shkojnë për mirë; po institucionalizohet dialogu me diasporën dhe se duket se nuk do të ketë ndalim.
Aq më tepër kur shohim bie fjala që deputeti Korab Sejdiu i ka kërkuar interpelancë parlamentare Ministrit të Diasporës për këto çështje, një shenjë kjo se nuk do të lihet thjesht në stadin e asaj që bëri një OJQ, unike në llojin e saj, si Germin.
Kushedi sa ide e çmenduar mund të ishte një “Gërmin” që buçet fort me “diaspora flet” edhe në dyert e “blinduara” të institucioneve të shtetit shqiptar të matanë Drinit…nga ku duhet “shëruar” shurdh-memecëria e institucioneve; se diaspora është shumë më shumë se një premtim elektoral nga kryeministri apo kushdo ministër, me apo pa portofol…

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...