Rama qeveris, por fajin për qeverisjen e ka “armiku i popullit”, opozita

Diel, 03 June 2018 19:33

Dje, regjimi i kriminelëve komunistë, për çdo gjë fajësonte “armimin e popullit”. komunistët morën pushtetin me forcë. Vranë e grabitën çfarë iu desh qejfi. Ndërtuan një regjim eksperimental të dështuar dhe asnjë nuk e ngopën këtë popull me bukë. Për të përligjur dështimet e tyre gjithnjë organizonin procese politike me “armikun e popullit”. E nisën vitet e para me gjyqe kundër “kriminelëve të popullit”. Dilnin nëpër kushedi sa jokomunistë të cilët akuzoheshin se i kishin pirë gjakun popullit. pastaj në vitet vijuese filluan të dalin të tjerë të pandehur duke thënë se nga këta nuk rritej mirëqenia e popullit. Këtë formulë dështake qe është provuar njëherë, e kanë futur tashmë pasardhësit e komunistëve, të ashtuquajturve “socialistë”. Këta si të parët e tyre, nuk dinë stil tjetër qeverisjeje. Kanë 5 vjet që qeverisin. U lodhën përditë duke thënë se ishte faji i qeverisjes së kaluar. E mbushën vendin me drogë gjithandej. Prapë thonë që fajin e ka opozita. Kryetellallët e propagandës, Rama, Balla, Veliaj, po potencojnë kohën e fundit tezën se nuk do nisin negociatat ngaqë opozita ka zhvilluar agjitacion e propagandë kundër qeverisë. Kjo e fundit nuk merr asnjë përgjegjësi qeverisëse. Kjo propagandë bajate, pritet të shtohet edhe më shumë kur këndes Ramës  t’i bien puplat erdoganisto-putiniste. Shqiptarët me barkun bosh do dëgjojnë propagandën se “armiku i popullit”, na e punoi edhe këtë herë. Po e them sot se këtë gjë do thonë atëherë./55news.al/

Modifikuar më Diel, 03 June 2018 19:40
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...