Kryetarja e LRI-së: E refuzojmë këtë qeveri e cila çdo ditë e më shumë po shkatërron shqiptarët

Hënë, 04 June 2018 19:55

Kryetarja e LRI-së dhe deputetja e LSI-së,  Floida Kërpaçi u shpreh sot në protestën e zhvilluar para Ministrisë së Brendshme se të rinjtë nuk mund të pranojnë me të drejtohen nga bandat dhe nga krimi.

Në protestën ku morën pjesë të rinj të LRI-së dhe FRPD-së, Kërpaçi tha se protesta nuk do të ndalojnë deri në realizimin e objektivit për largimin e kësaj qeverie. Kryetarja e LRI-së tha se të rinjtë kanë më shumë detyrë të protestojë dhe të kundërshtojnë këtë regjim që vjedh, trafikon e është i gjithi në shërbim të krimit.

Fjala e plotë e Floida Kërpaçit:

Përshëndetje të gjithëve. Në fakt dua ta nis fjalën time sot duke thënë se nuk mund të ketë sundim të ligjit kur janë pikërisht mafiat dhe bandat ato që bëjnë pushtetin.

Prandaj dhe ne jemi të vendosur, të gjithë të rinjtë së bashku ndodhemi sot në këtë protestë e cila nuk do të ketë fund vetëm për një arsye. Nuk do të ketë fund sepse ne e refuzojmë këtë qeveri e cila çdo ditë e më shumë po largon shqiptarët, çdo ditë e më shumë po refuzon të rinjtë dhe po i largon nga vendi ynë.

Pa diskutim që nuk mund t’i ndalojmë këto protesta kur krimi i organizuar dhe bandat kanë kapur shtetin dhe funksionojnë për një grusht njerëzish që detyrojnë njerëzit e tjerë të enden rrugëve të pashpresë, pa mundësi dhe me vetëm një synim: për t’u larguar nga Shqipëria.

Kurrsesi nuk mund ta pranojmë këtë gjë dhe pa diskutim jemi jashtëzakonisht shumë të vendosur për të protestuar çdo ditë me forcën dhe energjinë e të rinjve, për ta refuzuar këtë kryeministër i cili po largon të rinjtë, po largon shqiptarët dhe i ka çuar në një ekonomi e cila jo vetëm që nuk i mjafton por nuk i del as për të mbijetuar.

Dhe ky është një realitet dhe nuk mundet dot kryeministri i vendit nëpërmjet shoë-eve dhe propagandave se është e kundërta sepse në fund të muajit asnjë familjeje shqiptare nuk i del për të mbijetuar. Asnjë të riu nuk i del mundësia për të ndjekur arsimin e lartë. Shëndetësia që është promovuar sikur është shëndetësia falas sot nuk ekziston dhe qytetarët shqiptarë enden spitaleve dhe detyrohen ti blejnë vetë ilaçet dhe në këtë situatë padiskutim që ne si të rinj kemi një vizion dhe duam të ngremë Shqipërinë e vlerave dhe një sistem të ri.

Ku Shqipëria të ketë një politikë që punon për të rinjtë dhe qytetarët shqiptarë. Me një sistem ku ka arsim për të gjithë të rinjtë, ku ka shëndetësi për të rinjtë. Me një sistem ku shqiptarët punojnë në një Shqipëri me shpresë dhe ku politika punon për njerëzit e thjeshtë dhe jo për një grusht oligarkësh.

Dhe ne me këtë synim dhe me këtë vizion do të vazhdojmë marshimin dhe protestat tona jo vetëm këtu përpara ministrisë së brendshme po ku të jetë e nevojshme për të protestuar për një Shqipëri të cilën ne ëndërrojmë dhe duam ta bëjmë më të mirë. Me një vizion më të mirë, me një demokraci më të mirë, me një qeveri që punon për qytetarët dhe mbi të gjitha më e rëndësishme që ofron shanse të barabarta për të gjithë shqiptarët.

Sot qytetarët shqiptarë nuk kanë shanse të barabarta, sot shanse kanë vetëm ata që janë të lidhur me kryeministrin dhe që bëjnë pjesë te grupi i oligarkëve. Ndërkohë që qytetarët e thjeshtë enden rrugëve të pashpresë dhe e shohin të ardhmen e tyre jashtë Shqipërisë. Edhe unë dua tu ftoj të ndiqni këtë ekspozitë ku titujt kryesorë tregojnë sesi Shqipëria është kthyer një vend i kanabisit, i krimit të organizuar, në një vend të pashpresë të drejtuar nga një kryeministër si Edi Rama që po i çon edhe shqiptarët pa drejtim. Protesto dhe ti, çohu çdo ditë dhe refuzoje këtë qeveri që çdo ditë e më shumë po na largon nga Shqipëria.

Login to post comments

Lajmet e fundit

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

Politikë

Ç’ndodh me portin e Durrësit/ Media gjermane: Kompania fiktive dhe lidhjet e errëta

  “Përshkallëzohet drama në portin e Durrësit. Detaje të reja mbi kompaninë fiktive kroate dhe lidhje të mundshme kriminale”. Me këtë titull e përditshmja gjermane “Focus Online” i ka kushtuar vëmendje...

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...