Takim me biznesin e vogël/ PD prezanton projektin

Hënë, 09 Prill 2018 16:54
Jorida Tabaku Jorida Tabaku

Partia Demokratike i ka prezantuar biznesit të vogël projektin, i cili do të lehtësojë dhe ndihmojë sipërmarrjen për të dalë nga ngarkesa e rëndë dhe e pakuptimtë fiskale.

Në këtë kuadër, deputetja e PD-së, Jorida Tabaku, duke iu referuar takimit të zhvilluar sot me përfaqësues të biznesit të vogël, bëri të ditur rritjen e limitit mbi të cilën aplikohet TVSH në 12 milionë lekë, duke përcaktuar segmentin 0-12 milionë lekë për biznesin e vogël, taksë 0.5% e xhiros që do të paguhet 3 herë në vit nga Biznesi i Vogël si dhe shmangien e kontrolleve abuzive tatimore përmes pullës fiskale që do të vendoset në hyrje të çdo biznesi të vogël.

Të pranishmit në këtë takim, evidentuan se për shkak të përfshirjes në skemën e TVSH-së të biznesit të vogël, 50 mijë subjekte të Atila do të mbyllen, do të ketë rritje ccmimesh nga 8 deri në 16 % për ccdo produkt, rritjen e kostos për bizneset dhe rritjen e papunësisë si rezultat i mbylljes së bizneseve.

Komenti i Jorida Tabakut

Sot ishim të ftuar nga Shoqata e Biznesit të Vogël për të dëgjuar shqetësimet e tyre mbi vendosjen e TVSH. Për rreth dy orë anëtarët e shoqatës treguan qartë se çfarë do të thotë për to aplikimi i zinxhirit të TVSH-së:

  • • Mbylljen e 50 mijë bizneseve të vogla
  • • Rritjen e çmimeve nga 8% deri në 16% për çdo produkt përfshirë edhe produktet e shportës.
  • • Biznesit të Vogël do t’i rriten kostot si pasojë e shpenzimeve shtesë që duhet të kryejë për kontabilistin apo llogaritarin dhe do të ketë një fitim më të ulët.
  • • Rritje të papunësisë si pasojë e mbylljes së bizneseve apo shkurtimit të stafit prej shpenzimeve më të mëdha.

Në kushtet kur shumica e sipërmarrjeve në vend janë Biznes i Vogël vendimi i qeverisë rrezikon të prekë jetët e tyre dhe gjithashtu të prodhojë një shtrëngesë artificiale në interes të pak bizneseve. Ne në fund të takimit prezantuam projektin tonë që jemi të bindur se do t’u shërbejë jo vetëm bizneseve të vogla por edhe ekonomisë:

  • • Rritjen e limitit mbi të cilën aplikohet TVSH në 12 milionë lekë, duke përcaktuar segmentin 0-12 milionë lekë për biznesin e vogël.
  • • Taksë 0.5% e xhiros që do të paguhet 3 herë në vit nga Biznesi i Vogël
  • • Shmangie e kontrolleve abuzive tatimore përmes pullës fiskale që do të vendoset në hyrje të çdo Biznesi të Vogël.

Vetëm këto lehtësira ndihmojnë biznesin dhe sipërmarrjen për të dalë nga ngarkesa e rëndë dhe e pakuptimtë fiskale ku janë sot. Ne besojmë tek tregu i lirë dhe iniciativa e gjithsekujt. Ne besojmë se qeveria nuk duhet të krijojë monopole por duhet të sigurojë ekzistencën e tregut të lirë dhe barazisë së mundësive për këdo.

Sot, ne i premtuam Biznesit të Vogël që do të kenë mbështetjen tonë për çdo protestë ndaj qeverisë që i ngarkon shqiptarët përditë e më shumë.

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...