Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë në Facebook-un e tij një video-live nga Orikumi për çeljen e sezonit turistik ku shprehet se synon që Shqipëria të kthehet në një destinacion për tregjet ndërkombëtare të turizmit.
“Reduktimi i taksës për turizmin nga 20% në 6%, si dhe heqja e TVSH për dhjetë vjet për hotelet e reja me 4-5 yje janë iniciativa të qarta për mbështetjen që qeveria jep për zhvillimin e mëtejshëm të këtij sektori,”-shkruhet në përshkrimin e videos.
I menjëhershëm ka qënë edhe reagimi i qyetarëve me anë të komenteve duke vënë në dukje papastërtitë dhe ujërat e zeza në plazhe.
“Lëjeni turizmin more, po ne që jemi nga Veriu dhe jemi pa ujë dhe pa drita. Ti je mirë se ti i ke rrugët e hapura o zotëri”-shkruan njëri prej tyre.