Ish-Kryeministri Sali Berisha ka bërë publik në faqen e tij "Facebook", një rast tjetër krimi mjedisor që po ndodh në vendin tonë.
Në videon e dërguar nga qytetari shihen pamje të tmerrshme të lumit, në fshatin Gorishovë të Fierit, në të cilin derdhen mbetjet e naftës duke dëmtuar kështu jetën e banorëve të zonës.
Denoncimi i këtij rasti vjen nga një militant i partisë socialiste, por të cilit më shumë se kjo e fundit i intereson shëndeti i njerëzve që preken nga ky krim mjedisor.
Statusi i plotë i Berishës:
Nje krim i rende mjedisor qe demton rende jeten e banoreve dhe veçanerisht te femijeve!
Lexoni mesazhin dhe shikoni videon e qytetarit dixhital. sb
“Pshendetje doktor
Po esht profili juaj ju lutem publikoj se na elmuan femit me naften jam nga fshati gorishov dhe po thuj se perdit nafta iken lum ne prrojn e korishoves jemi ankuar disa her por askushu sna i var
Ju lutem publikoe jem militanti partis socjaliste po sme itereson .thiesht na ndimoni jam nga fshati gorishov zone cakranit”. /55news.al/