Luciano Boçi ka folur në komisionin e medias në lidhje me rregulloren e AKPE dhe mënyrën se si mund të veprojë ky organizëm shtetëror për mbylljen e faqeve informative on line.
Lirie media po goditet pasi po goditet media online, tha Boçi. Rama ka ndërtuar një arkitekturë ligjore që do të sjellë censurimin.
Ju si AKEP, ju drejtua Boçi drejtorit të këtij institucioni, duhet të përcaktoni marrëdhënjet me autoritetet. Gjerat janë të përllogaritura dhe nuk ka asgjë të rastit” tha Boci.
Jemi në alarm sepse ja kanë hedhur parlamentit. Ajo rregullorja duhet të kalonte në komisionin e medias. Jo, ju të hartoni një rregullore që të zbatoni një urdhër që ju vjen nga zyrat e qeverisë.
Nuk duhet që pushteti politik të verifikojë paligjshmërinë pasi shkelet e drejta.
Është një krim ndaj medias on-line. Mediat janë nën presion absolut te kryeministrit. Ato janë zeri i lajmeve dhe publikimit të vërtetave.
Alarmi është shumë i madh. Mediat online po goditen sot. Sepse një autoritet publik që është Kryeministri, urdhëron AKEP qe është një instituicon që varet prej tij të mbyllë mediat online.
Kjo nuk është demokraci”, tha deputeti I PD.