Opozita është e vendosur të mos tërhiqet nga denoncimi i krimit dhe korrupsionit, që ka kapur nivelet më të larta të qeverisë së Edi Ramës.
Edhe pse kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi prej disa seancësh ka vendosur që të bllokojë Kuvendin, opozita nuk është tërhequr ndaj seanca.
Kjo e ka bërë, që për herë të parë pas 27 vitesh, mazhoranca të braktiste Parlamentin, e ndërsa opozita vazhdoi duke mbajtur fjalime në foltore.
Edhe ditën e sotme, opozita do të denoncojë aferat e Ramës, ndërsa deputetët e grupit parlamentar kanë marrë udhëzime që njësoj si në seancat e kaluara në Parlament, të reagojnë nëse kreu i Kuvendit, Gramoz Ruçi, do të ndërpresë fjalën e kryetarit të PD, Lulzim Basha apo kryetarit të Grupit Parlamentar, Edmond Spaho.
Zbulohet strategjia e opozitës për seancën e sotme parlamentare