Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar ashpër ditën e sotme ndaj kreut të AMA-së, Gentian Salaj.
Berisha e ka akuzuar atë se është kthyer në vasal të qeverisë, pasi nuk ka marrë asnjë masë ndaj mediave që kanë shkelur ligjin.
Ish-kryeministri ka sjellë edhe një herë në vëmendje mosreagimin e AMA ndaj transmetimeve të ERTV.
“Para se të flasë në Kuvend ky zotëri, në një kohë kur ka shkuar aty në konflikt të plotë interesi, si vasal i konfliktit të interesit, ka shkuar dhe ka pjellë ERTV-në dhe nuk flet një fjalë! A nuk përbën kjo një fyerje për parlamentin?!
E morët nga Top Channel! Ku punonte më parë ky zotëri? Apo nuk ishte më parë ky konflikt interesi? Si ndjehet dhe del këtu në parlament? Të paktën këtu mos e sillni, mbajeni atje! Ndaj këtij rëndojnë krime të rënda! Asnjë masë nuk ka marrë për shkeljet zgjedhore gjatë fushatës zgjedhore për mediat! Asnjë masë nuk merr nga neveria që krijon kryeministri i tij nga mëngjesi në darkë, duke tejkaluar edhe Venezuelën dhe çdo lider tjetër!" theksoi Berisha