Kreu i PD-së, Lulzim Basha foli ditën e sotme në Parlamenti, ku nga ty bëri me dije se së fundmi kishte qenë në Gjermani për të diskutuar me autoritet më të larta të këtij vendi për mundësinë që Shqipëria të hapë negociatat me BE.
Që në nisje të fjalë se tij, Basha ka kërkuar që të pranishëm në Kuvend të jenë ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj dhe kryeministri Edi Rama.
Por kjo kërkesë e Bashës ka hasur në rezistencë të kreut të Kuvendit, Gramoz Ruçit, i cili tha se duhet që të kërkojë një seancë pyetjesh.
Ndërsa, kjo nuk e ka penguar Bashën që të thotë se në bisedat që ka pasur në Gjermani, zyrtarë të lartë të këtij vendi kanë qenë shumë skeptikë, dhe sidomos pasi Saimir Tahiri u la i lirë.
Basha thotë se është e paimagjinueshme që Bundestagu të rekomandojë hapjen e negociatave, ndërkohë Edi Rama po mbron vëllezërit Xhafaj.
“Kam qenë në Berlin, i ftuar nga autoritetet më të larta gjermane për të diskutuar shqetësimin e tyre se situata politike në vend 6 javë pas largimit të Ramës nga Berlini nuk ka shkuar drejt përmirësimit por drejt përkeqësimit. Se Saimir Tahiri u lirua. Dhe e njëjta skemë po ndiqet për të mbrojtur vëllezërit Xhafaj. Në këto kushte është e paimagjinueshme që Bundestagu të rekomandojë hapjen e negociatave. Keni shkuar mbrapa në raport me demokracinë, me luftën ndaj krimit dhe korrupsionit”, tha Basha. /55News.al/