Çfarë provash ka na dorë PD dhe a do të ketë përgjime të tjera?! A ka ministra të tjerë të inkriminuar në qeverinë Rama?
Në një kohë që politika është duke zierë nga ngjarjet e fundit që kanë inkriminuar ministrat e qeverisë Rama, duket se opozita nuk do të ndalet me kaq.
Opozita ka gjunjëzuar qeverinë duke i nxjerrë në pah skandalet dhe ka qenë shumë e angazhuar në aksionin opozitar.
Kreu i opozitës Lulzim Basha, i ftuar në emisionin Opinion paralajmëroi surpriza të reja për kryeministrin Edi Rama.
“Ata do të thonë ka qenë ky, s’ka qenë Agron Xhafaj. Por pas kësaj do të ketë një surprizë të madhe. Pasi ata të bëjnë këtë lojën, do të kemi një surprizë të madhe. Kjo surprizë do të vjerë andej nga nuk e pret. Pasi t’a shpallin të pavlefshëm audio-përgjimin, pasi Edi Rama ka përcaktuar linjën politike duke thënë se nuk është i vërtetë”,- tha Basha.
Basha shton se nuk ka rëndësi se si do ti arrijë opozita qëllimet, por thekson se qëllimet janë të qarta dhe surprizat nuk do të mungojnë. /55news.al