×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 53

Lali Eri kalon çdo audicion, shpallet “aktori” më i mirë…

Hënë, 09 Prill 2018 21:40

Çdo datë e shënon në një kalendar të madh për të marrë pjesë në shfaqjen e radhës. Ai i bën të gjithë rolet, madje nuk ka nevojë për regjizor apo skenarist, sepse është një “gjeni” i shfaqjes, i fiksuar pas roleve me personazhe “heroj”. Edhe sot Erion Veliaj (Lali Eri), u shfaq si i tillë, ku bashkë me dy aktorë të programit humoristik “Portokalli”, shërbeu në menzën sociale për njerëzit në nevojë në zonën e Shkozës. Si shpirtmadh dhe njeri që predikon “paqen” dhe “mirësinë”, zgjodhi Pashkët Ortodokse në teatrin e tij.

“Historia na ka mësuar se kur punojmë bashkë, kur ka bashkëpunim, kur fokusohemi te puna, kur s’merremi me llafe, kur të gjithë japin nga një dorë, qyteti bëhet më i mirë. Vërtet qyteti ka 1 milion banorë, ka 1 milion probleme, por sikur të gjithë të japin nga një dorë, mund t’i zgjidhim, qoftë edhe këto të voglat si ushqimi e mbështetja sociale apo infrastruktura si banesat sociale dhe shtëpitë e komunitetit rom. Ju uroj mbarësi dhe siç e kemi pasur mendjen te puna dhe te bashkëpunimi, të vazhdojmë që ky komunitet të jetë realisht një histori suksesi”, tha Veliaj.

Për kryebashkiakun e Tiranës çdo ditë duhet një shfaqje. Temat që zgjedh janë nga më të larmishmet. Për dy muaj me radhë u shfaq çdo ditë në mbjelljen e pemeve dhe në fund dha shifrën e thyerjes së rekordit me mbi 100 mijë pemë të mbjella, ndonëse për këtë shifër të madhe nevojitet një sipërfaqe më shumë se gjysma e Tiranës. Kryebashkiakut të Tiranës në të vërtetë i duhet dhënë haku. Vuan, lodhet e shqetësohet për detajet e shfaqjes së tij.

Sepse Lali Eri është “kritik” me veten dhe kërkues i madh si aktor i sprovuar. Ai arrin deri në 15 dubla për të bërë sa më mirë veprën e tij të radhës, të përditshmen, që e ka edhe më të domosdoshëm se ushqimi. Në prag të pranverës ka në plan të realizojë “filmin” me metrazh të gjatë. Do të dalë para çdo rrugice të shtruar, pranë një fadrome, një kanali të hapur, apo edhe majë çatisë së ndonjë shkolle. Gjithashtu nuk do lërë pas edhe periudhën e verës. Lali Eri nuk bën pushime të gjata, ai do të shfrytëzojë ikjen e kryeqytetasve buzë detit që të nisë punët e mëdha, në mënyrë që kur të kthehen ta gjejnë Tiranën e ndryshuar… E ngjashme me një kryeqytet nordik, ku të zë syri vetëm lule, gjelbërim, pastërti dhe arkitekturë mahnitëse. Edhe Erioni këtë ka në plan, të japë leje për ndërtesa. Ndonëse nuk ka më vend për tu shtrirë horizontalisht, ky “aktor-arkitekt”, po vë në plan gjetjen e tij me ndihmën e madhe të kryeministrit, për të kapur qiejt…, me parimin; “mbill një pemë, ngri një grataçelë”.

Ai mendon për trafikun, kazanin e plehrave, ujin e pijshëm, lagien e rrugëve për të mbytur pluhurin. Lali është gjithmonë aty… para kamerave, asnjë punë nuk kryhet nëse nuk vjen ai me kamerat e fotografë nga pas. Ky “aktor” është i rikonfimuar, personazhi pozitiv i çdo shfaqje me skenar, regji dhe skenografi të tij. Nuk ka rëndësi çfarë bën, por vlen ajo që thotë se bën…  Është i qartë në atë që kërkon, një personazh hero që del në momentin deçiziv në “ndihmë” të njerëzve në nevojë, për qytetarët e thjeshtë. Aktrimin e ka në gjak!

Login to post comments

Lajmet e fundit

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Politikë

Onelda Zefi: Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin do ta bente "Kombiart".

Nga Onelda Zefi: Vendoset veto ne lulishten e vetme qe ka ngelur ne zonen e Parafabrikateve tek Rr:Llambi Bonata ne Kombinat. Shikoni sesi Lali Eri vazhdon te tallet me Kombinatin te Cilin...

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Politikë

Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.

Nga Tritan Shehu: Konferenca Anestezi-Reanimacionit, paraqitje arritjesh e perspektivash profesionale e shkencore.Prej dy ditesh ne Hotel “Tirana” po zhvillon punimet, e ndare ne dy auditore, Konferenca e Pare Nderkombetare, njekohesisht dhe...

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Sport

'Drejt Gjermanisë', UEFA publikon disa nga fotot më ikonike të Shqipërisë

Shqipëria u kualifikua për herë të dytë në historinë e saj, në një kampionat Europian.   Kuqezinjtë i mbyllën kualifikueset në vendin e parë, duke lënë pas kombëtare të forta si Çekia...