Biznesi i vogël në të gjithë vendin ka vendosur të protestojë ditën e sotme, kundër skemës së re të qeverisë për vendosjen e TVSH-së për ta.
Protesta është shtrirë në të gjithë Shqipërinë e jo vetëm në Tiranë ku edhe është përqendruar fuqia kryesore blerëse e vendit.
Vetë kreu i PD-së, Lulzim Basha ka bërë thirrje për protestë ndaj qeverisë, duke organizuar edhe takime me përfaqësues të biznesit të vogël.