Kryetari i Grupit Parlamentar të Lëvizjes Socialiste për Integrim, Petrit Vasili, në një reagim në rrjetin social “Facebook” ka reaguar sot për rritjen e taksave dhe protestën e biznesit të vogël në gjithë vendin.
Vasili shprehet se taksat e reja të qeverisë do të falimentojnë biznesin e vogël. Sipas tij, kjo skemë e qeverisë synon që të favorizojë oligarkët.
Postimi i plotë e Petrit Vasilit:
Qeveria asgjeson biznesin e vogel per llogari te oligarkeve dhe per ti perzene shqiptaret nga atdheu.
Qeverise ja tha shume qarte FMN,qe nuk duhet ta aplikoje TVSH per bisnesin e vogel.
Por qeveria e perbuz edhe FMN pasi eshte koke e kembe ne sherbim te oligarkeve.
Eshte e qarte si dita e diellit se falimentimi dhe mbyllja masive e bisnesit te vogel behet qe te fitojne oligarket dhe supermarketet e tyre.
Qeveria e ve TVSH per bisnesin e vogel edhe qe te justifikoje koncesionin e perpunimit te te dhenave ku do te grabise miliona euro te tjera nga xhepat e njerezve te thjeshte.
Qeveria duke falimentuar mijra bisnese e duke i lene ne mes te kater rrugeve jeteson strategjine e zbrazjes se vendit nga shqiptaret pasi keta mijra njerez pa pune e pa buke u mbetet vetem emigracioni si mundesi per te mbijetuar.
Qeveria antishqiptare kerkon nje Shqiperi pa shqiptare qe te vjedhe e qete dhe askush te mund ta kundershtoje.
Sot mbyllja e qepenave te bisnesit te vogel eshte shuarja e endrres se qeverise per ti larguar shqiptaret,pasi shqiptaret e femijet e tyre do te jetojne ketu, kurseqeveria antipopull do te ike nga syte kembet”.