vetëm idiotësi kryeministrore”
Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili me anë të një postimi ka reaguar ashpër kundër kryeministrit Rama.
Vasili ka shkruar se një kryeministër që e krahason popullin me organet gjenitale të një mashkulli, është një jabanxhi i ligë në tokën që nuk i përket.
"Kryeministër shkollëpak dhe i lig që urren popullin e tij, nuk e meriton Shqiperinë për atdhe.
Kryeministri, që krahason popullin me organet e mashkullit është një jabanxhi i lig në tokën dhe popullin që nuk i përket", ka shkruar deputeti.
REAGIMI:
Kryeminister shkollepak dhe i lig qe urren popullin e tij nuk e meriton Shqiperine per atdhe
Kryeministri, qe krahason popullin me organet e mashkullit eshte eshte nje jabanxhi i lig ne token dhe popullin qe nuk i perket.
Kryeministri pa popull, pa atdhe, pa fe dhe antifamilje eshte mish i huaj ne Shqiperine tone te varfer por fisnike,atdhedashese,
solidare mes vetes dhe shembull i familjes se forte.
Shkollepakesia dhe ligesia sebashku pjellin vetem idiotesi kryeministrore.