Në dy vitet e fundit, 2016-2017, Shqipëria numëron 26 mijë të vetëpunësuar më pak.
Nga të dhënat zyrtare të Anketës Strukturore të Ndërmarrjes 2016, krahasuar me të dhënat e një viti më parë, numri i të vetëpunësuarve u tkurr me 16 mijë. Tkurrja ka vijuar edhe në 2017-n. Të dhënat nga Instituti i Sigurimeve Shoqërore, treguan se në 2017-n kanë dalë nga skema rreth 10 mijë kontribuues nga kategoria e të vetëpunësuarve. Numrin e kontribuuesve në këtë kategori është ulur në 110,472 mijë më 2017 nga 120,460 mijë që ishin më 2016, apo 8.3% më pak, sipas ISSH.Pesha e vetëpunësimit, ka ardhur në ulje, nga rreth 29% që ishte në anketën e vitit të mëparshëm në 23%, megjithatë ajo mbetet ndër më të lartat në Europë, së bashku me Turqinë dhe Greqinë. Sipas të dhënave të OECD, ndër vendet me normë të lartë vetëpunësimi janë: Kolumbia (51%), Greqia (34%), Brazili (32%), Meksika (31%), Italia (23%).Ekonomia shqiptare dominohet nga sipërmarrjet e vogla, ndërsa shqiptarët kanë parë si alternativë punësimi, vetëpunësimin.
Frika nga TVSHNë 1 prill ka hyrë në fuqi ulja e kufirit të regjistrimit të TVSH-së nga 5 milionë lekë në 2 milionë lekë. Në këtë mënyrë, edhe bizneset që kanë një qarkullim ditor minimal prej 5,500 lekë në ditë do të jenë të detyruar të futen në skemë. Përveçse do t’u rriten koston e mbajtjes së kontabilitetit, në rast se nuk do të arrijnë të transferojnë TVSH-në në çmim (për shkak të konkurrencës), atëhere ata do të përballen me rënie të fitimeve. Shumë biznese kanë paralajmëruar se fitimet e tyre janë minimale dhe nuk do të arrijnë t’i mbijetojnë një rritjeje të kostove.Me uljen e pragut të TVSh-së, biznesi i vogël, i cili është dhe gjeneratori i vetëpunësimit në Shqipëri, rrezikon që të pësojë goditjen e radhës.Edhe të vetëpunësuarit shprehen se e kanë të pamundur që të përballojnë përfshirjen në skemën e TVSH-së.
Aktualisht biznesi i vogël ka vështirësi për shkak të konkurrencës së shtuar nga qendrat tregtare dhe rënia e fuqisë blerëse.Sipas burimeve zyrtare, në fazën e parë janë rreth 10 mijë biznese që kanë hyrë në skemën e TVSH-së, ndërsa rreth 60 mijë biznese mbeten jashtë kësaj skeme për momentin, shkruan Monitor. Por, duke pasur parasysh kufirin e ulët prej 2 milionë lekësh, që nënkupton një qarkullim ditor prej rreth 5500 lekësh, një shumë minimale që realizohet nga pothuajse kushdo që ka një biznes, numri i të futurve në skemë mund të jetë më i madh, sidomos në sektorin e tregtisë. Sipas INSTAT, vetëm në sektorin e tregtisë ka rreth 42 mijë ndërmarrje me 1-4 të punësuar.Ditën e djeshme bizneset protestuan kundër vendosjes së TVSH-së, pasi sipas tyre kostot që do të vijnë nga kjo taksë janë të papërballueshme.
Ekonomisë i mungojnë ndërmarrjet e mëdha, mbizotërojnë të voglatEkonomia shqiptare është e përbërë kryesisht nga mikrondërmarrje, pesha e të cilave në totalin e sipërmarrjeve është më e lartë. Ato që dominojnë janë subjektet e vogla, që kanë më pak se 4 të punësuar, që përbëjnë 89% të totalit, ose gati 97 mijë biznese të vogla. Bizneset me 4-9 të punësuar zënë 5.9% të totalit, apo rreth 6,351 ndërmarrje në total. 4.1% e ndërmarrjeve kanë 10-49 të punësuar në vend, ose në total 4,413.Mikrondërmarrjet zënë një peshë më të lartë, krahasuar edhe me vendet e rajonit.Krahasuar me Maqedoninë, mikrondërmarrjet me 1-9 të punësuar kanë një peshë prej 90% në totalin e ndërmarrjeve në ekonomi, ndërsa në Shqipëri mikrondërrmajet me 1-9 të punësuar kanë një peshë prej 95%.Për sa i përket kompanive me numër më të lartë të punësuarish, vetëm 41 kompani kishin më shumë se 500 punonjës, sipas renditjes së 100 punëdhënësve më të mëdhenj, të publikuar me Tatimet. Ndërsa rreth 100 kompani kanë më shumë se 250 punonjës, (në Shqipëri kishte 108 mijë ndërmarrje aktive në fund të 2016-s). Sërish renditemi më keq sesa Maqedonia, e cila sipas statistikave zyrtare, ka 233 kompani me më shumë se 250 të punësuar, nga të cilat 70 janë në sektorin e industrisë përpunuese (në Maqedoni kishte gjithsej 71.5 mijë ndërmarrje në fund të 2016-s, sipas statistikave zyrtare).Për krahasim, ndërmarrjet me më shumë se 50 punonjës në Maqedoni përbëjnë 2.3% të totalit, ndërsa në Shqipëri, vetëm 1% të totalit.Në total, në Shqipëri, kishte 1,148 biznese që kanë mbi 50 punonjës në vitin 2016, sipas të dhënave të Anketës Strukturore të INSTAT.