Qëllimet kriminale pse Rama do të sjellë ish-terroristët e ISIS në Shqipëri

Saturday, 09 June 2018 10:55

Ish-kryeministri Sali Berisha thotë se plani i Edi Ramës për të sjellë ish-terroristët të ISIS-së në Shqipëri është i vërtetë, pasi është konfirmuar nga disa burime.

Berisha thotë se plani në fjalë është diskutuar në Samitin e fundit në Sofje, ku Rama e ka paraqitur si ofertë ndaj vendeve të BE.

Ish-kryeministri ka dhënë edhe dy arsye të forta, pse Rama e ka bërë këtë ofertë.

E para është ajo e mbulimit të lidhjeve me krimin dhe të narkoshtetit, apo dhe shumë dështime të tjera të qeverisë së tij.

Po ashtu, ish-kryeministri Sali Berisha thotë se Rama e ka pranuar këtë ofertë edhe për arsye kriminale, pasi në Shqipëri, pritet të vijnë më shumë se 600 mijë sirianë.

Dhe gazeta e njohur franceze, “Le Mode” shkruan se sirianë mund të bien pre e mafias shqiptare, për t’i trafikuar drejt Italisë.

Tre vite më parë, Berisha thotë se nga burime të sigurta, mafia shqiptare e lidhur me kryeministrin Edi Rama ka blerë 300 skafe të fuqishme me qëllim transportin e sirianëve drejt Italisë.

Për të gjitha këto, ish-kryeministri Sali Berisha u ka bërë thirrje vendeve të BE të hedhin poshtë ofertën hipokrite të Edi Ramës, pasi do dëshiron të krijojë një burim të ri pasurimit të mafias shqiptare.

Reagimi i plotë Berishës

Premtimi i Rames per kampet e rehabilitimit te ish terroristeve te ISIS, njelloj si ai per shkaterrimin e armeve kimike siriane!

Te dashur miq, lajmin per pranimin nga Rama te krijimit te kampeve te rehabilitimit te terroristeve te ISIS me origjine nga vende te ndryshme ne Shqiperi, per here te pare qytetaret tane e moren vesh jo nga kryeministri i vendit por nga kryeministri i Bullgarise Borisov ne konferencen e perbashket te shtypit me Edvinin ne Tirane.

Ne fjalen e tij ne kete konference Kryeministri Borisov tha se ai vlereson pranimin nga qeveria shqiptare te nismes per ngritjen ne Shqiperi te kampeve per riedukimin, rehabilitimin e ish terroristeve te ISIS nga vende te ndryshme qe kane luftuar ne Siri. Ai nuk beri fjale fare per kampe refugjatesh por vetem per ish terroriste te ISIS.

Ky lajm me te drejte alarmoi mediat dhe forcat politike dhe revoltoi mbare shqiptaret. Kete lajm Edi Rama e pergenjeshtroi pafytyresisht dje nepermjet zedhenesit te tij, njelloj siç beri me lajmin e pranimit te arsenalit te armeve kimike te Sirise, te cilin e mohoi dhjetra here deri sa OKB njoftoi zyrtarisht zotimin e tij.

Nderkohe, po dje, pa ju thare boja mohimit te tij, gazeta me e madhe e Frances “Le Monde” shkruan se kjo inisiative eshte e vertete dhe se eshte diskutuar ne Sofje dhe sipas saj shume burime kane konfirmuar se behet fjale per ngritjen e ketyre kampeve ne dy vende jashte BE: Shqiperi dhe Kosove!

Me kete akt Edi Rama ka dy synime:

1- te mbuloje narkoshtetin, lidhjet e tij me krimin, drogen, kapjen e drejtesise, dergimin e mbi 300 mije refugjateve dhe azilkerkuesve nga Shqiperia ne vendet e BE dhe te mund te marre hapjen pa kushte te negociatave me BE. Por ky eshte nje pretendim absurd pasi vet kryeministri Borisov, qe informoi shqiptaret per kampet e ISIS ne Shqiperi, deklaroi po ne ate konference shtypi se nuk ka hapje te negociatave pa kushte me Shqiperine pasi shumica e vendeve te BE jane te percaktuara per vendosjen e kushteve per hapjen e tyre!

2- synimi tjeter madhor i vendosjes se mijra e mijra ish terroristeve te ISIS, dhe sipas “Le Monde” edhe te rreth 600 mije refugjateve ne Shqiperi, eshte trafikimi i tyre masiv drejt Italise nga mafia shqiptare e lidhur direkt me Ramen, e cila, sipas burimeve serioze inteligjente, tre vjet me pare ka porositur per kete qellim ne vendin fqinj mbi 300 skafe te fuqishme per te trafikuar per qellime fitimi refugjatet drejt brigjeve te Italise, duke shnderruar keshtu Otranton ne varrin gjigand te Europes!

Ju bej thirrje vendeve te BE te hedhin poshte oferten hipokrite te Edi Rames, e cila krijon probleme shume here me te medha se sa zgjidh, oferte me te cilen ai kerkon t’u hedhe hi syve per mos zbatimin e kushteve per hapjen e negociatave pa kushte dhe te siguroje nje burim te ri te madh te pasurimit te mafies shqiptare, te cilen ai vete e udheheq!

Ketu me poshte keni nje shkrim te plote per kete problem! sb

“Edi Rama plan për ta ‘ISIS-izuar’ Shqipërinë, Merkel skeptike...

Rritja e forcave të ekstremit të djathtë në Europë dhe retorika e tyre kundër emigrantëve po i detyrojnë qeveritë e vendeve të BE të flasin për ngritjen e kampeve të azilantëve në portat e Europës. Gazeta franceze Le Monde, të cilën Lapsi.al e ka lexuar, përmes koresondentëve të saj në Vienë dhe Kopenhagen, njofton se kryeministri danez Lars Lokke Rasmussen (majtas ne foto me kancelarin austriak Sebastian Kuruz) njoftoi të martën në 5 maj se qeveria e tij qe në bisedime me Austrinë e cila do të marrë presidencën e radhës së bashkimit Europian, si dhe me vende të tjera, “Për një regjim të ri të azilit në Europë”.

Plani është për ngritjen e qendrave të pritjes dhe të dëbimit të emigrantëve që do të ngrihen jo në vendet e BE por në vendet që janë në kufi me të.

Lars Lokke Rasmussen nuk i përmendi vendet ku do të ngrihen këto kampe, por gazeta Le monde thotë se shumë burime konfirmojnë se bëhet fjalë për dy shtete që synojnë të aderojnë në BE si Shqipëria dhe Kosova.

Thuhet se ideja fillestare e hapjes së këtyre kampeve vjen nga ministri i brendëshëm i Austrisë, Herbert Kickl, i partisë së ektremit të djathtë, FPÖ. Madje sipas të përditshmes franceze të referencës për këtë gjë është folur edhe samitin e Sofies që u organizua mes 28 vendeve të BE 5 vendeve të Ballkanit perendimor, ku mori pjesë edhe Edi Rama.

Sipas Le monde ky projekt i është prezantuar edhe Berlinit, por një i afërt i kancelares Merkel i ka thënë gazetës se Gjermania është skeptike për këtë ide. Gjithashtu Le monde citon një burim diplomatik që e ka cilësuar si të “pa imagjinueshme” idenë se vendet e Ballkanit perendimor mund ta pranojnë një gjë të tillë, qoftë edhe nëse u ofrohen ndihma financiare apo një prespektivë më e mirë që dosia e tyre të përparojë në rrugën e integrimit europian. 

/55News.al/

Modifikuar më Saturday, 09 June 2018 11:01
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...