Video/Kashari si atraksion turistik, mashtrimi i radhës i Erion Betonit

Diel, 10 June 2018 12:09

Nga Ina Zhupa

Veliaj ka prezantuar projekt për turizëm në Kashar në 2016, por në fakt aty ka ndotje uji, mungesë rrugësh, grumbullime mbetjesh dhe asgjë që mund të konsiderohet atraksion.

Liqenin e Kasharit, Veliaj premtoj që do ta kthente në liqen atraksion për turiste, për sportet ujore dhe si plazh urban. Jo vetëm e premtoj por bashkë me Joni Babocin, drejtor i urbanistikës, (dhendri i Fatmir Xhafes për ata që nuk ju kujtohet) prezantuan projektin konkret se si do bëhej brenda 3 viteve. Ky investim rreth 1 milion dollar do i sillte përftime Kasharit rreth 10 milion dollar ( Video më poshte tregon premtimet boshe dhe propagandën e Veliaj- Baboci)Edhe në faqen e APR, agjensisë së Blendi Gonxhes është berë një guide që e ka klasifikuar këtë park si destinacion turistik.

Meqë erdhi vera, edhe nisi sezoni, shkuam të shikojmë këtë plazhin urban dhe destinacionin turistik që na ka thënë Veliaj në tv. Ndërkohe aty konstatuam që gjëndja e Liqenit është e pandryshuar prej shumë vitesh, asnjë ndërhyrje nuk është bërë nga Bashkia. Uji është shumë i ndotur dhe e pamundur që të bësh not pa rrezikuar sëmundje. Nuk ka asnjë mundësi për sporte të ndryshme ujore. Infrastuktura rrugore është jashtë cdo standarti. ( Video tregon qartësisht realitetin në liqenin e Kasharit) Investimi duket që është zero dollar dhe Liqeni i Kasharit është larg të qenurit mikpritës për turistë por edhe për vetë banorët e zonës.

Më pak gënjeshtra dhe propagandë dhe më shumë investime dhe punë do i shërbenin vërtet Kasharit.

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 19:32

Video

Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...