×

Warning

JUser: :_load: Unable to load user with ID: 44

Sa i besueshëm është Rama, “JO” tha për armët kimike dhe paktin detar

Diel, 10 June 2018 21:43

Sot Edi Rama ka mohuar se ka një plan të fshehtë për sjelljen e ushtarëve të ISIS në vendin tonë. Parimisht duhet ti besojmë sepse është kryeministri i Shqipërisë, por nëse i referohemi raportit të tij me të vërtetën mendja na shkon te armët kimike apo paktin detar me Greqinë. Ai i mohoi për ditë me radhë të dyja planet, por në fund e vërteta doli kundër.

Edhe në këtë rast e vërteta është se Shqipëria është caktuar që të jetë vendi ku do të ndërtohen kampet e pritjes për ish-luftëtarët e ISIS-it që kanë vendosur të largohen nga lufta.

Rama, edhe kësaj radhe, ka preferuar që vendimmarrjet e rëndësishme për vendin të mos i ndajë me opinionin publik, ndoshta nga bindja e tij se qytetarët shqiptarë nuk i kuptojnë çështjet e rëndësishme ndërkombëtare.

Në fillim të mandatit të saj, qeveria “Rama” dhe vetë kryeministri mohuan faktin që Shqipëria ishte caktuar si vendi ku do të asgjësohen armët kimike të Sirisë.

Edhe kur gazetar franceze “Le Monde” e deklaroi publikisht se Shqipëria kishte marrë pranuar që të jetë vendi i depozitimit dhe shkatërrimit të këtyre armëve, sërish vetë Rama, e më tej ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati e ajo e Mbrojtjes, Mimi Kodheli, e mohuan kategorikisht.

Derisa ambasadori amerikan në Tiranë në atë kohë, John Withers, e pranoi publikisht se ishte diskutuar në nivelet më të larta amerikano-shqiptare dhe ishte caktuar Shqipëria si zgjidhje për armët kimike. Vetëm në atë moment, Edi Rama u detyrua të pranonte publikisht këtë situatë, të cilën qytetarët e kishin kuptuar prej kohësh dhe kishin mbushur sheshin kryesor të Tiranës.

Një tjetër rast domethënës, ku mungesa e transparencës nxori blof vetë Edi Ramën është shënuar pak muaj më parë. Qeveria shqiptare dhe ajo greke janë përfshirë në negociata për caktimin e kufirit detar.

Rama dhe qeveria e tij u premtuan shqiptarëve se, ndryshe nga marrëveshja e mëparshme, tashmë gjithçka do të jetë transparente dhe do të diskutohet me publikun. Por, sërish duke menduar që populli nuk i kupton gjërat që diskuton “lideri global”, negociatat asnjëherë nuk u bën publike.

Për më tepër, qeveria Rama nuk e pranoi asnjëherë se bisedimet shqiptaro-greke kishin arritur në një konkluzion në fund të marsit. Derisa, ministri i Jashtëm grek deklaroi për mediat e vendit të tij se kryeministri Tsipras do të mbërrinte në Tiranë në fillim të Prillit për të nënshkruar zyrtarisht marrëveshjen. 55news.al

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 21:44
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...