Bardh Spahia: Rama po e mbush Shqipërinë me plehra dhe luftëtarë të penduar te ISIS?

Diel, 10 June 2018 18:33

Deputeti i PD ka reaguar ndaj kryeministrit Rama sa i përket keqqeverisjes së tij, tendencës për ta shitur veten si një evropian, por që në fakt nuk është gjë tjetër vecse një kryeministër që nuk po qeverisë, po varfëron çdo ditë e më shumë popullin e tij si dhe po e kthen Shqipërinë në koshin e plehrave të Europës dhe luftëtarëve të penduar të ISIS.

Ja çfarë shkruan Bardh Spahia në FB

Europian ky! E mbushi Shqipërinë me investitorë europiane dhe perëndimore apo me plehra dhe me luftëtare te penduar te ISIS? Është pro europiane dhe perëndimore te heqësh vizat për qytetaret shqiptar apo te sajosh ngjarje makabre per shtatezani te ndërprera dhe te bombardosh me këtë perversitet mendor imagjinar kancelaritë perëndimore? Është pro europiane te anëtarësosh vendin ne NATO apo forcosh miqësitë ekonomike dhe politike me lindjen duke pas mbushur qeverinë me ministra bij baballarësh te betuar kunder NATO dhe "imperialisteve"? Pro europiane është te kesh vëllanë trafikant droge? Pro europiane është te kontrollosh çdo pushtet përfshirë edhe drejtësinë? Eshte pro europiane te mbushesh parlamentin e gjithë administratën me lloj-lloj fundërrinë kriminale? Është pro europiane te mbrosh deri ne fund çdo lloj krimineli duke luftuar deri ne fund me çdo arsenal për te shkatërruar çdo gjë ne këtë vend? Është europiane te tallesh e te përçmosh çdo hall e shqetësim te njerëzve te vuajtur ne gjoja llogaridhënien e tij te neveritshme? Eshte pro europiane i pamëshire ne përjashtimin nga asistenca ekonomike e rreth 20.000 familjeve? Eshte pro europiane te mbyllesh gojën e shtypit dhe mediave? Eshte pro europiane te burgosesh ke proteston për taksa e te mbrosh me epsh trafikantet e drogës? Kryeministër pro europian me thonj te zi llum duke ngrenë tasin e makaronave me një pirun unë skam pare. Kryeministër pro europian me poture, me atlete e me tuta nder takime zyrtare unë skam pare. Pro europian ky? Ky është një palaço i papërgjegjshëm, një diktatoruc i dështuar qe ne sjellje e deri ne paraqitje, te cilit shpejt koha dhe njerëzit e përgjegjshëm te këtij vendi do i tregojnë vendin!

Modifikuar më Diel, 10 June 2018 19:23
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...