Kryeministri Edi Rama do të zhvillojë pasditen e sotme një takim me drejtuesit e policisë në qytetin e Durrësit, ku i pranishëm do të jetë edhe ministri i Brendshëm Fatmir Xhafaj.
Ashtu si edhe në Elbasan, Lushnje e Fier edhe në qytetin e Durrësit pranë godinës ku do të zhvillohet aktiviteti janë mbledhur dhjetëra të rinj të FRPD të cilët protestojnë kundër varfërisë, krimit, drogës e korrupsionit.
“Stop terrorit shtetëror, “Poshtë mafia”, “Qeveri e drogës”, janë disa nga banderolat që mbajnë në duar të rinjtë e forumit rinor të Partisë Demokratike.
Të rinjtë kërkojnë që ti thuhet ndal terrorit që qeveria është duke ushtruar dhe të largohet nga pushteti qeveria e krimit.