Të rinjtë demokratë dhe ata të Lëvizjes Socialiste për Integrim janë sulmuar sot nga policia e vendosur poshtë zyrave të Kryemiistrisë. Pasi mbaruan protestën te Ministria e Brendshme , me biletën e udhëtimit të Ramës drejt Kolumbisë, ata marshuan drejt godinës së Qeverisë. Por ende pa shkuar aty, në Bulevard, policia pa asnjë shpjegim nisi të konfrontohej dhe të shtynte të rinjtë. Nuk shpjegohet dhuna e uniformave blu pasi protestat e të rinjve kanë qenë të qeta.