Mbrëmjen e sotme në emisionin ‘Studio e Hapur’ me gazetaren Eni Vasili po diskutohet rreth shembjes së Teatrit Kombëtar .
Teksa po diskutohej rreth asaj çfarë fshihet pas projektligjit të jashtëzakonshëm që pritet të legjitimojë shembjen e Teatrit Kombëtar, deputetja demokrate Albana Vokshi tha se ky projektligj është në kundërshtim me Kushtetutën.
Vokshi: “Gjithçka nuk shkon me projektligjin e Ministrisë së Kulturës për shembjen e Teatrit Kombëtar. Është në kundërshtim me Kushtetutën. Fakti që këtu në emision nuk kemi asnjë përfaqësues të mazhorancës, që nuk kanë pranuar të jenë në panel është shumë domethënës. Ky ligj bën realitet një plan keqdashës 20-vjeçar të Edi Ramës. Që në 1998 ka dashur ta vërë në jetë këtë projekt Edi Rama. E imagjinoni dot ku jemi? Jemi në një vend ku askush nuk guxon të flasë. Ministrja ka refuzuar të paraqitet në komision për të dhënë informacione rreth projektligjit. Ministrja Kumbaro dhe kreu i bashkisë kanë mashtruar.
I kemi bërë thirrje prokurorisë të hetojë për veprimet ose mosveprimet e tyre.”