Vasili sulmon Veliajn: Ka kapur për fyti Tiranën

Tuesday, 12 June 2018 10:45

Deklarata e kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erjon Veliaj se nëse do të kishte zgjedhje të parakohshme do t'i fitonte përsëri Edi Rama, ka sjellë reagimin e Petrit Vasilit.

Kreu i grupit parlametar të LSI, i ftuar në emisionin "Ditë e Re" tha se Tirana ka rënë në duart e grabitqarëve dhe Erjon Veliaj duhet ta çlirojë atë.

Petrit Vasili: "Erjon Veliaj është qytetar i vjetër i Tiranës, prej pak vitesh. Ai ka për detyrë që të çlirojë Tiranën se e ka zënë për fyti. Për të ardhur në punë duhet ti biesh Tiranës nga 'Magelani', i thonin dikur edhe arkitekturat e jashtëzakonshme italiane që ndërtuan këtë qytet, e konfiguruan, ranë në duart e disa sharlatanëve politikë që bëjnë arkitektin, edhe vendimmarrësit edhe grabitqarët e qytetit dhe keni parë që Tirana është katandisur në një qytet të turpshëm.

Nga një qytet që kishte një bulevard për tu admiruar, është bërë si shteg dhish dhe kanë mbjellë pemë mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes. Ky zotëria le të bëjë punën e tij kryetarin e bashkisë në rast se bën dot. Të mosh shkojë të shëmbë teatrin siç do ta shembë, vetëm e vetëm të rrëmbejë ca para që i dinë ata si i marrin, duke shembur çdo vlerë kulturore të traditës, të së shkuarës shumë të rëndësishme të këtij qyteti. Të mos e trajtojnë këtë qytet si një predhë që i ka rënë në duart e tyre dhe duke thënë që Edi Rama do qëndroja prap e ky do të fitojë."

Petrit Vasili ritheksoi se votat e PS janë të blera: "Por dua ti kujtoj diçka këtij kryetari të Bashkisë meqë qenka i marrosur fare.

Bashkimi Evropian dhe jo unë e opozita i ka vënë vulën dhe thanë se 20% të votave janë blerë nga kjo shumicë  që erdhi në pushtet.

Nëse Erjon Veliaj është i lumtur me hajdutllëkun e votave, hajdutllëkun e votave populli nuk do të rrijë ta shohë por do ta zgjidhë me dru. Se nuk do të pranojë më njeri që të shiten e të blihen votat mes sheshit dhe ata të krenohen se e votoi populli, ai popull që e shitën dhe e blenë. Kush e ngre politikën e tij mbi kredo të tilla siç është vota e blerë është në një krizë shumë të madhe politike por edhe identitare."  

Vasili riktheu pas kohën kur Veliaj ishte pjesë e MJAFT.

Petrit Vasili: "Më pelqen dashuria e Erion Veliajt për PS dhe më ka impresionuar sepse dhe unë kam qenë anëtar i PS. Po kam qenë anëtar i Partisë Socialiste që është e njëjta parti Socialiste sipas tyre të paktën edhe në ato kohëra kur opozitari më i madh i Partisë Socialiste, njeriu që e urrente Partinë Socialiste ishte ky kryetari i Bashkisë. Në atë kohë ishte me MJAFT-in. Dhe nuk kishte rëndësi as PS, as vlerat e saj, as çafrë kishte bërë PS në të shkuarën oër të  rimëkëmbur shtetin, vlera evropian të rëndësishme, që PS ishte një parti që erdhi nga një e shkuar e vështirë komuniste dhe pati modernizim e rinovim.

Dhe kundër kësaj qenë një grup si puna e Erjon Veliaj të cilët ishin në emër të një dore të kuqe, siç ishte organizata MJAFT, e cila ishte një dorë e egër, e hekurt, përçmuese ndaj Partisë Socialiste.

Paska rigjetur dashurinë për Partinë Socialiste, sikurse Edi Rama që në '93 kërkonte që PS të dilte jashtë ligjit. Ka miopë socialistë por faktet janë aty. 

Dhe nuk kam dalë unë të bëj demostrime kundra ish-kryeministrit Fatos Nano, se sot po t'ia zënë me gojë gruan Erion Veliajt sigurisht do hidhet përpjetë e do qajë. Po atëherë e stigmatizonin kryeministrin e vendit Fatos Nano dhe kryetarin, liderin historik, njeriun që kishte bërë burg për Partinë Socialiste rreth së cilit u lidh historia e fitores dhe këta nuk e kursyen. Këto lloj çthurje morale këta le ta mbajnë për vete. 

Njerëzit nuk janë as të trashë, as të pazgjuar e as miopë, i dinë dhe i m bajnë mend. Kështu që të tillë produkte të cilët janë të çthurur në të gjithë konstruksionin e tyre moralo-politikë, janë si fishekzjarre si hidhen mbas koncertit."

Modifikuar më Tuesday, 12 June 2018 10:48
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...