Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në një dalje për mediat nga Selia e PD, tha se Rama është një pengesë e rëndësishme për rrugën e Shqipërisë për në Bashkimin Evropian.
Ai tha se zgjidhja u takon shqiptarëve.
“Mesazhet që vijnë nga Europa po bëhen përditë e më të qartë. Hapja e negociatave nuk është një proces reklamash e lobimesh. Strategjia e tanishme e ramës përmes një fasade që gjërat shkojnë mirë. Por qeveria është lakuriq para botës. Mesazhet e djeshme të zv.kryetarit të CDU/CSU në Bundestag se Shqipëria nuk ka plotësuar asnjë kush për hapjen e negociatave janë pasqyra e vërteta se gënjeshtrat nuk ecin.
E vetmja gjë që na shpëton është e vërteta. Saimir Tahiri duhet të jetë aty ku e kanë vendin të lidhur me krimin dhe drogën; se Fatmir Xhafaj duhet të japë dorëheqjen; nëse duam Evropën duhet të heqim dorë nga manipulimi i votës. Xhafaj e Tahiri janë pengesa kryesore e integrimit evropian.
Ndaj urgjent largimi i Fatmir Xhafajt dhe dhënie fund e mbrojtjes politike që rama po i bën Tahirit.
Rama duhet t’i bidnet vullnetit të shqiptarëve ose duhet të largohet”