Meta në “Mbrëmjen e Kulturës Gjirokastrite”: T’i edukojmë të rinjtë me dashurinë për trashëgiminë

E mërkurë, 13 June 2018 09:28

Në kujdesin e veçantë të Presidentit të Republikës, Ilir Meta, u zhvillua veprimtaria “Mbrëmja e Kulturës Gjirokastrite”, në mjediset e Institucionit të kreut të shtetit. Në këtë veprimtari artistike-kulturore ishin të pranishëm deputetë, autoritete vendore, përfaqësues të trupit diplomatik, përfaqësues dhe drejtues të Forumit për Mbrojtjen e Vlerave të Gjirokastrës, artistë, këngëtarë, personalitete të etnografisë e kulturës, etj.

Me këtë rast u çel ekspozita e piktorit Stavri Cati e titulluar “Gjirokastra Etnografike” si dhe u promovua filmi dokumentar-artistik “Këngët e Kafenesë”.

Në fjalën përshëndetëse të mbajtur në këtë veprimtari Presidenti Meta tha se çdo pjesë e territorit shqiptar është e pasur me vlera dhe gjurmë të kulturës të çdo etape historike.

“Nga ky thesar i madh i trashëgimisë sonë, sot përzgjodhëm Gjirokastrën, për të promovuar së bashku simbolikisht larminë e pafund të vlerave tona etnokulturore. Gjirokastra ka pritur dhe organizuar për dekada Festivalin Folklorik Kombëtar, manifestimin më të madh folklorik të gjithë trevave shqiptare. Por duhet të theksojmë se Gjirokastra është edhe ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë që renditen denjësisht edhe në thesarin e kulturës botërore, UNESCO”, – u shpreh ndër të tjera Presidenti i Republikës.

Fjala e Presidentit të Republikës, Ilir Meta:

“Ju përshëndes dhe ju uroj mirëseardhjen në Presidencë, në këtë mbrëmje të veçantë të kulturës gjirokastrite!

Është një kënaqësi të kemi mes nesh mbartësit dhe interpretuesit e një trashëgimie kaq të vyer sikurse është tradita gjirokastrite.

Ne të gjithë ndihemi krenarë me trashëgiminë e vyer të të parëve tanë!

Mbrojtja dhe promovimi i vlerave shpirtërore, monumentale, artistike dhe folklorike të popullit tonë duhe të përbëjnë një nga prioritet më madhore për të gjithë ne.

Shoqëria jonë edhe pse hera herës në kushte të vështira ka ditur të ruajë trashëgiminë kulturore që ka krijuar në shekuj, përndryshe ato nuk do të kishin ardhur deri në ditët tona.

Larmia e folklorit, pasuria arkeologjike e monumentale, pasuria shpirtërore, e kostumeve popullore si dhe muzika jonë popullore kanë tërhequr vëmendjen e studiuesve dhe institucioneve të trashëgimisë botërore.

Çdo pjesë e territorit shqiptar është e pasur me vlera dhe gjurmë të kulturës të çdo etape historike.

Nga ky thesar i madh i trashëgimisë sonë, padyshim që Gjirokastra dallon dhe absolutisht që ajo është kampione edhe e diversitetit brenda vetes.

Gjirokastra ka pritur dhe organizuar për dekada Festivalin Folklorik Kombëtar, manifestimin më të madh folklorik të të gjitha trevave shqiptare.

Por gjithashtu Gjirokastra është edhe ndër pasuritë kulturore mijëravjeçare të Shqipërisë që renditen denjësisht edhe në thesarin e kulturës botërore, UNESCO.

Prezenca e kulturës gjirokastrite sot këtu është për të treguar me finesë disa nga perlat e pasurisë së vet kulturore dhe etnografike.

Të nderuar pjesëmarrës,

Ky aktivitet është një inkurajim për të gjithë qytetarët, specialistët dhe forumet qytetare që janë mbartës, mbrojtës dhe zhvillues të traditave tona të shkëlqyera.

Do të doja me këtë rast të falënderoj nga zemra ‘Forumin për Ruajtjen e Vlerave të Gjirokastrës’ për këtë nismë të çmuar.

Si President dua t’ju siguroj se do të jem gjithmonë me ju për edukimin dhe ndërgjegjësimin e qytetarëve, sidomos të të rinjve dhe fëmijëve me dashurinë për trashëgiminë e të parëve tanë.

Si dhe në nxitjen e të gjithë faktorëve politikë në vend, shoqërorë dhe ndërkombëtarë për harmonizimin e politikave të zhvillimit ekonomik dhe turizmit me gjallërimin folklorit dhe restaurimin e monumenteve për t’i mbrojtur të gjitha ato vlera që Gjirokastra ka arritur t’i ruajë deri më sot, edhe për të ardhmen.

Ju falënderoj të gjithëve për praninë tuaj! Ju urojnjë mbrëmje të këndshme, sepse pashë që një nga arritjet më të mira të kësaj mbrëmjeje është që gjirokastritët do të takohen me gjirokastritët në Tiranë dhe do jeni të mirëpritur gjithmonë për të shfrytëzuar këto ambiente, këto hapësira për çdolloj aktiviteti që i shërben ruajtjes së traditave të Gjirokastrës dhe të gjirokastritëve!”

Modifikuar më E mërkurë, 13 June 2018 10:08
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...