Deputetja e PD-së Albana Vokshi ka bërë sot një postimi në “facebook” ku ka thënë se qeverinë e ka zënë frika.
Në statusin e saj deputetja demokrate shkruan se kanë frikë nga artistët, minatorët, të rinjtë, opozita e nga qytetarët.
Vokshi i përmend të gjithë grupet e mëposhtme për të theksuar se asnjë nuk e do qeverinë e “krimit” dhe se të gjithë janë ngritur kundra saj.
Në fund deputetja e mbyll shkrimin e saj me fjalët: “FALI O ZOT SE S'DINË C'BËJNË!!!”
Postimi i plotë:
I KA ZËNË FRIKA...
- FRIKË NGA ARTISTËT
- FRIKË NGA MINATORËT
- FRIKE NGA TË RINJTË
- FRIKË NGA OPOZITA
- FRIKË NGA QYTETARËT
FALI O ZOT SE S'DINË C'BËJNË!!!