Taksë gjithë shqiptarëve për të ndihmuar 4 biznesmenë

Diel, 17 June 2018 18:42

Nga Lutfi Dervishi

Atyre që kanë më shumë do t’u jepet, atyre që s’kanë do t’u merret edhe ajo që kanë”

Gjatë pothuaj 30 viteve pune në media nuk kisha menduar se shkallën më të lartë të humorit dhe paradoksit do ta gjeja në projekligjin që takson gjithë familjet në Shqipëri për të ndihmuar biznesin e 4- 5 familjeve!

Humori nis që në fjalinë e parë kur thuhet se projektligji synon të rrisë pavarësinë e televizioneve private, të nxisë gazetarinë investigative, të trajnojë gazetarët dhe t’i shpallë luftë lajmeve të rreme.

Kush i ka penguar televizionet private, sidomos ato kombëtare dhe jashtëzakonisht të fuqishme, për të trajnuar gazetarë, për të luftuar lajmet e rreme dhe për të bërë gazetari investigative? Mungesa e parave?! Në bilance e paraqitura në AMA televizionet që pritet të përfitojnë nga ky projekligj janë me fitim.

Projektligji në më shumë se një rast i referohet praktikës së “disa vendeve të BE-së” dhe po ashtu e bën shumë të qartë se NUK SYNON PERAFRIMIN ME NDONJE ACQUIS TE BE!!!

Më shkoqur se kaq nuk mund të bëhet.

Sa herë ndeshesh me propozime shqiptare sui generis (unike në glob) mendja të shkon te propozuesit. Kush u zgjua në mëngjes me idenë brilante për t’i vënë “gjobë” të gjithë familjeve shqiptare për të përfituar një grusht njerëzish?

Relacioni i projktligjit e bën të qartë se baza ligjore për këtë projektligj është ajo që parashikon neni 81 i Kushtetuës, pra Këshilli i ministrave, çdo deputet apo 20 mijë zgjedhës.

Nuk ka të ngjarë që Këshilli Ministrave ta ketë propozuar këtë projektligj sepse është në konflikt interesi. Projektligji parasheh që ndarja e fondve të bëhet në bazë të audiencës dhe meqë ERTV ka audiencë të lartë dhe lehtësisht të verifikueshme i bie të jetë pëfitues.. PO ashtu asnjë deputet nuk ka dalë ( të paktën deri më sot) si nismëtar i kësaj nisme të pashoq për nga guximi dhe të pa precedent nga arsyetimi. Mbetet që 20 mijë shikues me të drejtë vote ta çojnë këtë projekt në Parlament!

Gjithmonë abuzohet me referencën e “praktikës së disa vendeve të BE” pa ju referuar ndonjë vendi apo rasti konkret.

Në princip, për interes të pluralizmit, demokracisë, lirisë së medias, minoriteteve apo ruajtes së mediave lokale, qeveritë mund të mendojnë të ndihmojnë median, jo duke financuar më të fortin dhe më të shëndetshmin, por më të dobtin dhe më të pamundurin.

Projektligji bën të kundërtën- ai që ka më shumë audiencë dhe reklamë ai do të përfitojë nga taksa publike! çfarë propozohet: taksa që paguan për RTSH-në të ndahet përgjysëm. Gjysma për televizionin publik dhe gjysma për televizionet private. Me një të rënë të lapsit dhe me një arsyetim që do të bënte Shvejkun të dukej si amator në humor, afro 10 milionë euro nga xhepat e çdo familje shqiptare do të shkojnë në xhepat e 4-5 familjeve të “rrënuara”.

Projektligji duket se është shkruar duke patur në mendje pikërisht 4-5 FAMILJE sepse aty gjendet edhe një fjali që pasi e lexon të duhen katër duar, dy për të mbajtur belin, një për t’i rënë ballit dhe një për të mbyllur gojën!

“Për të stimuluar zhvillimin e televizioneve informative….dhe mos absorbimin e tyre nga televizionet gjeneraliste… do t’i jepet 35% e fondit… pavarësisht audiencës apo reklamës”!!! SERIOZISHT!

Problemi i tregut televiziv në Shqipëri është se nuk funksion si treg. Nëse do të funksiononte si treg a do të kishim vërtet nevojë për 56 televizione dhe 100 tv kablllorë?!

A po vuajmë ne nga mungesa e televizioneve informative: 1. News 24, 2. Ora news. 3. Report Tv. 4. Top news. 5. Abc news. 6. Fax news. 7. RTSH 24. 8. Kanal 7, etj etj. Madje si për ironi të shkruesve të projekligjit, janë televizionet informative që pasdite bëhen gjeneraliste!

Pluralizmi mediatik në vend rrezikohet kur Transmetuesi publik është i fuqishëm dhe privatët mezi mbahen në këmbë. Duket këtë mendim kanë hartuesit që në një nga 3 nenet e ndryshimeve të ligjit propozojnë t’i hiqet RTSH reklama me pagesë.

Pas vënies në kurriz të pagimit të kredisë 26 milionë euro për digjitalizimin dhe kostot shtesë për mirëmbajtjen, kjo është “ndihma” më e madhe që mund t’i jepet transmetuesit publik!

Ata që kanë shkruar projektligjin duket kanë lexuar vetëm një rresht nga Bibla. Mateo 13:

Atyre që kanë më shumë do t’u jepet, atyre që s’kanë do t’u merret edhe ajo që kanë”

Kur të mësohen nismëtarët e projektligjit do të themi Bibla sipas….

Modifikuar më Diel, 17 June 2018 20:25
Login to post comments

Lajmet e fundit

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

Politikë

'Rinia iku, kryehajduti godet pensionistët', Hajderasi: Ku e gjeni buxhetin për kupolën tuaj kriminale?

  Nga Rruga e Shpresës, në tubimin qytetar, anëtarja e FRPD, Alda Hajderasi tha se Edi Rama, pasi largoi rininë, ka filluar të godasë ata që kanë ngelur, pensionistët. SPAK pse nuk...

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

Politikë

'Takimi me shqiptarët në Londër', Lela: Atdheu që keni lënë, nuk është ai që Edi Rama dhe Taulant Balla ju paraqesin

  Shqiptarët që jetojnë në Britaninë e Madhe i janë përgjigjur masivisht ftesës së bërë nga kryetari i PD-së, Sali Berisha për një takim në Londër.  Drejtori i komunikimit në PD, Alfred...

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Politikë

Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%!

Nga Ilda Zhulali: Erion Veliaj e ka realizuar planin 9-mujor të gjobave të qarkullimit në masën 234%! Ndërsa planin e gjobave të tjera, në masën 188%! Sa më pak vende parkimi...