Pse Greqia do të grabisë sa më shpejtë pasuritë përrallore të Shqipërisë

Tuesday, 19 June 2018 12:44

Ish-kryeministri Sali Berisha ka denoncuar ditën e sotme deklaratën që bëri një ditë më parë, Ministri i Jashtëm, Ditmir Bushati lidhur me negociatat me Greqinë për çështjen e detit.

Duke publikuar reagimin e Bushatit, i cili është shprehur se qeveria shqiptare nuk është në presion për të mbyllur marrëveshjen me Greqinë para datës 29 qershor, ku edhe do të merret vendimi për çeljen ose jo të negociatave të Shqipërisë me BE, Berisha thotë se ai gënjen.

Për Berishën, Greqia ka interes që të grabisë sa më shpejtë detin shqiptar, nga vartësi i Klement Balilit, që është Edi Rama.

Reagimi i plotë i Berishës:

Pala greke eshte ne presionin e grabitjes se detit nga kapitullanti apo Zografi bis, Edvin Kristaq Rama!!

Ju lutem lexoni ketu me poshte pergjigjen e Rames dhene nepermjet Ditziut te tij nese marreveshja e shitjes se detit me Greqine do te jete para apo pas dates 29 qershor, pra dates se vendimit per negociatat me Shqiperine! sb

“PYETJE: Në raport me vendimin që do të merret më 28-29, kjo marrëveshje me Greqinë do të jetë para apo pas? Mund të ketë një datë?

PERGJIGJE: Do ta shihni që të gjithë ata që kanë vendosur bast sikur qeveria apo Shqiëpria është nën presion për të mbyllur një marrëveshje me Greqinë në funksion të datës 29 apo 29 e kanë thjesht gabim. Kjo është një tezë që është hedhur në opinionin publik kryesisht nga opozita që nuk gjen bazë. Në rast se për një moment do të merrnim të mirëqënë faktin që ne jemi në një presion për të mbyllur një marrëveshje me palën greke për shkak të datës 28 dhe 29, kundërpyetja është po pala greke në çfarë presioni është? Pse do të kishte interes për ata mbyllur në datën 28 apo 29.”

A nuk eshte ky nje argument qesharak?
Po pse te mos jete e interesuar pala greke te grabise sa me shpejt detin dhe pasurite perrallore te Shqiperise nga skllavi i Balilit, Edvin Kristaq Rama.
A nuk fakton ky argument se apatridi Rama perpiqet te maskoje ne menyren me trashanike shitjen e detit pales greke? sb

/55News.al/

Modifikuar më Tuesday, 19 June 2018 15:16
Login to post comments

Lajmet e fundit

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

Politikë

‘Ajo që ndodhi të enjten, puç parlamentar’, Vokshi: Vutë grupin parlamentar mbi Gjykatën Kushtetuese

  Deputetja e Partisë Demokratike Albana Vokshi, ka deklaruar se me vendimin e marrë të enjten në Kuvend për mos dërgimin në Gjykatën Kushtetuese të mandatit të Olta Xhaçkës, ka rënë...

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

Politikë

Kalaja kallëzon në prokurori Ballën: SPAK t'i sekuestrojë telefonin dhe...

    Anëtarja e Komisionit të Apelimit në PD, Adriana Kalaja ka bërë një kallëzim penal për Taulant Ballën dhe individë të tjerë, të cilët sipas Kalasë kanë kryer shkelje nga më të rëndat...

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

Kronikë

Aksident në Santorini, humb jetën 29-vjeçari shqiptar

  Një aksident rrugor ka ndodhur në ishullin grek të Santorinit, ku viktima është një 29-vjeçar me origjinë shqiptare. Sipas informacioneve të para, ngjarja ka ndodhur kur motori që drejtohej nga 29-vjeçari...