Autostrada Tiranë-Durrës është ende e bllokuar edhe pse ishte lajmëruar se do të hapej ditën e sotme në orën 14:00.
Kryetari i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ka postuar një foto në “facebook” ku duket se në këtë aks rrugor kalimi është ende i pamundur.
Vasili shkruan se kryeministri di vetëm të merret me llafe poshtë e lartë dhe bën sikur mbledh ankesa, por nuk sheh sesi është gjendja e vendit dhe e kësaj autostrade.
Më tej deputeti i LSI-së shkruan se portalet e ankesave të kryeministrit Edi Rama s’po bëjnë asgjë, “Dhe ky kryeministri baderdisi miliona euro portale per ankesa,po kjo autostrada eshte e madhe dhe portali i vogel dhe s'hyn dot ankesa.” shprehet Vasili.
Postimi i plotë:
Autostrada tirane durres e bllokuar,thane qe hapej ne ora 14.00.
Shtet i shkaterruar. Kryeminister damlla qe shkon e mbledh gjoja ankesa lart e poshte dhe gjithe kete farë autostrade se sheh dot.I kane plasur syte.
Deklaruan qe do ta hapnin kete te premten ne ora 14.00.Genjyen qytetaret sa u shqepen keta te mbaruarit e qeverise, sepse autostrada vazhdon e bllokuar.
Dhe ky kryeministri baderdisi miliona euro portale per ankesa,po kjo autostrada eshte e madhe dhe portali i vogel dhe s'hyn dot ankesa.
Kryeminister i leqendisur qe nuk i duhen rruget se bredh me helikopter.