Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar pas deklaratave të kryeministrit Rama gjatë një takimi me banorët e Himarës pasditen e sotme.
Përmes një postimi në “Facebook”, kryedemokrati Basha thotë se kreu i qeverisë gënjen kur flet për taksa më të ulëta.
Ai thotë se 97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa.
Postimi i plotë:
Kush dëgjon Edi Ramën të flasë për taksa më të ulëta, e di se ai gënjen paturpësisht!
97% e shqiptarëve paguajnë më shumë taksa.
Me taksën e re të ndërtesës bizneset po paguajnë 2-4 herë më shtrenjtë.
E vetmja zgjidhje për shpëtimin e çdokujt që refuzon të grabitet nga qeveria dhe bashkia është bashkimi me PD dhe alternativën tonë për taksat më të ulëta në rajon.