Edi Rama rrallëherë i pranon hapur kritikat që i bëhen lidhur me qeverisjen e tij, për të mos thënë kurrë.
Në takimet që organizon me qytetarët nuk kanë qenë të pakta kur ka përdorur aftësinë e tij artikuluese për t’ju përgjigjur qytetarëve të thjeshtë që i ankohen për problemet e shumta.
Mirëpo ditën e sotme një rast i pazakontë ka ndodhur me një qytetar, i cili i ka dërguar mesazh në numrin e tij.
I gjendur i papërgatitur qytetari nuk e priste telefonatën e Ramës si përgjigje, ndërsa ka marrë prej tij sharje dhe ofendime të shumta, të cilat i ka dërguar në redaksinë e JOQ.al.
Ai ka dërguar edhe mesazhin ku i shkruan Ramës se duhet ta bëjnë këtë vend dhe të mos vjedhin më. Ndërsa pas pak minutash ka marrë telefonatën nga një numër anonim ku u përgjigj zëri i Ramës.
Mirëpo në audion e regjistruar kryeministri i përgjigjet:
Çfarë vodha unë mor të q**sha robt. Mor rrugaç, mor maskara
Qytetari shkruan në mesazhin e tij për JOQ.al:
Përshendetje, i dergova sot kete sms kryeministrit. Degjoni vidion se si më shan me fjalor rruge. Me mori telefon se i dhembi fjala vjedhie.
Rregjistrimin e bera nga nje telefon tjeter me shpejtsi se nuk e prisja te me merte telefon."